Aktualitet

“Si do reagoje ndaj presionit?”/ Katër kandidatë për kreun e BKH-së merren në intervistë, zbulohen pyetjet që i vunë

26 Shkurt 2020, 17:28 Nga DOSJA
“Si do reagoje ndaj presionit?”/ Katër kandidatë për

TIRANË- Teksa kati i fundit i SPAK-ut po boshtatiset nga mobiliet për t’u kthyer në zyrat e reja të BKH-së, konkurrentët për drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit gjenden fare pranë finales së garës.

Aida Hajnaj , Ardian Cipa, Artur Beu dhe Ervin Hodaj ishin katër zyrtarët e parë të policisë që u pyetën nga prokurorët e posaçëm lidhur me garën për drejtimin e BKH.

E para që iu nënshtrua intervistimit ishte Aida Hajnaj Veizaj me detyrë zëvendësdrejtore e përgjithshme e policisë së shtetit. Ajo doli para tre prokurorëve të posaçëm të SPAK-ut për t’u pyetur për një gamë të gjerë pyetjesh për profesionin dhe sukseset gjatë karrierës, ashtu sikurse edhe ish-drejtori i departamentit të hetimit të krimit të organizuar Ardian Cipa, Artur Beu oficer karriere i ndërlidhjes në Itali.

Ndonëse intervistimi është faza e fundit, provimi më i rëndësishëm pavarësisht kësaj është vettingu. Ndërkohë që pritet pasi të pyeten edhe katër kandidatët e tjerë, proces që do zhvillohet të enjten, në përfundim SPAK-u rekomandon emrin e drejtorit të BKH-së, që do të votohet më pas nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Gazetarja Anila Hoxha ka bërë të ditura edhe pyetjet me të cilat ishin përballur kandidatët për kreun e BKH-së.

Na përshkruaj si do reagoje ndaj një presioni të mundshëm? Si e shikoni bashkëpunimin me SPAK dhe cilat janë dosjet më të suksesshme që ke qenë i angazhuar për t’i zbuluar?”-janë disa nga pyetjet me të cilat janë përballur kandidatët.

Të enjten do të intervistohen edhe katër kandidatët e tjerë, Gentjan Shehu, Lindita Nushi, Idajet Faskaj dhe Ylli Pjetërnikaj.

Marrë nga Top Channel

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bhk byroja kombëtare e hetimit gara për kreun e bkh-së bhk byroja kombëtare e hetimit gara për kreun e bkh-së

Sondazh

Poll