Aktualitet

Burri vrau gruan në dyqanin e metrazheve, flet dhëndrri i familjes: Dje piva kafe me Ruzhdiun, shkak ka qënë…

26 Shkurt 2020, 17:15 Nga DOSJA
Burri vrau gruan në dyqanin e metrazheve, flet dhëndrri i familjes:

Vrasja e bashkëshortes nga Ruzhdi Tosuni të bashkëshortes së tij Hajdie Tosuni ka qenë krejtësisht e papritur për familjarët. Gazetari i Abc News Leonidha Musaj ka siguruar dëshminë e dhëndrit të madh të familjes, i cili mohon që çifti të ketë patur konflikte të mëparshme dhe aq më pak vrasja të ketë qenë për shkaqe xhelozie.

“Shkak ka qenë një konflikt i çastit. Thjesht debat prej tensionit të momentit. Kanë qenë shumë normal me njeri-tjetrin. Madje dje piva kafe me Ruzhdiun”, tha Kastriot Berisha.

Më tej, ai shtoi se gjithçka ishte e papritur për ta. Ruzhdi dhe Hajdie Tosuni kishin tre vajza nga martesa e tyre e gjatë. Mësohet se çifti është konfliktuar fillimisht dhe gjatë debatit bashkëshorti Ruzhdi Tosuni 63 vjeç, ka goditur fillimisht Hajdien me një levë hekuri, ndërsa më pas e ka qëlluar edhe me gërsherë.

Pas krimit, ai ka mbyllur qepenin e dyqanit ku punonin bashkë dhe ka shkuar për të blerë cigare. Më pas ka hyrë në farmacinë pranë biznesit të tyre duke i thënë të pranishmëve që kishte vrarë gruan.

Ruzhdi Tosuni është ulur në hyrje të biznesit duke pirë cigare, ndërkohë që policia vinte në vendin e ngjarjes.

Marrë nga abcnews.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hajrie tosuni kastriot berisha ruzhdi tosuni vrasje me thike ne durres vritet gruaja ne durres hajrie tosuni kastriot berisha ruzhdi tosuni vrasje me thike ne durres vritet gruaja ne durres

Sondazh

Poll