Sport

Sa herë që Messi luan në Itali vuan, ja statistikat e “pleshtit” ndaj skuadrave italiane

26 Shkurt 2020, 10:15 Nga DOSJA
Sa herë që Messi luan në Itali vuan, ja statistikat e

ITALI- Në ndeshjen që u zhvillua mbrëmë mes Napolit dhe Barcelonës, pritej diçka më shumë nga Lionel Messi, pasi argjentinasi vinte nga një ndeshje në fundjavë ku kundër Eibar kishte shënuar katër gola. Se argjentinasi vihet në vështirësi sa herë është para skuadrave italiane në stadiumet e këtyre të fundit, nuk ishte një sekret.

Kjo pasi në 10 ndeshje sa kishte zhvilluar më herët, kishte shënuar vetëm dy herë, ndërsa një gol erdhi nga pika e bardhë. Ndaj Napolit, në stadiumin ku u kthye në legjendë Armando Maradona, ai nuk arriti të shënojë, duke vazhduar rekordin e dobët në Itali. Edhe Barcelona nga 11 ndeshje sa ka zhvilluar prej se Messi luan aty, ka marrë vetëm një fitore, duke barazuar gjashtë herë dhe duke dalë kokulur në katër raste.

Më poshtë keni statistikat e Messit:

2010 Inter- Barcelona 3-1

2011 Milan- Barcelona 2-3 (1 gol, penallti)

2012 Milan- Barcelona 0-0

2013 Milan- Barcelona 2-0

2013 Milan- Barcelona 1-1 (1 gol)

2015 Roma- Barcelona 1-1

2017 Juve- Barcelona 3-0

2017 Juve- Barcelona 0-0

2018 Roma- Barcelona 3-0

2020 Napoli- Barcelona 1-1

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport lionel messi mesi dhe skuadrat italiane statistikat e mesit lionel messi mesi dhe skuadrat italiane statistikat e mesit

Sondazh

Poll