Sport

“Air Albania” si minierë ari, Tirana jep njoftimin e rëndësishëm në prag të ndeshjes me Partizanin

25 Shkurt 2020, 20:18 Nga DOSJA
“Air Albania” si minierë ari, Tirana jep njoftimin e

TIRANË- Tirana po përgatitet për derbin kundër Partizanit, klubi bardheblu ka njoftuar në faqen zyrtare se shitja e biletave, po ecën me ritëm të jashtëzakonshëm dhe deri më tani, janë shitur më shumë se gjysma.

Kapaciteti i Air Albania është 22.500 vende dhe janë shitur më shumë se 11 mijë bileta. Klubi i Tiranës iu ka kërkuar tifozëve që të paraqiten me karta identiteti, pasi kështu është vendosur pas një takimi me Policinë e Tiranës.

Njoftimi i Tiranës:

Numri i biletave ka ecur sot me një ritëm të jashtëzakonshëm. Gjysma e stadiumit është shitur në pak ore.

Pas një takimi me Policinë e Tiranës është kërkuar që të gjithë tifozët të jenë të pajisur me karta identiteti në momentin e hyrjes si dhe pajisjes me biletë. Fëmijët e vegjël gjithashtu të shoqëruar nga prindi.

Hyrja në stadium duhet bërë në orët para ndeshjes për të shmangur rradhët dhe problemet në dyert hyrëse.

Mjetet e forta, shishet plastike dhe mjetet piroteknike janë kategorikisht të ndaluara. Cdo dëm i bërë në stadium do të sjellë përgjegjësi ligjore për personat përgjegjës. Cdo ambient i jashtëm dhe i brendshëm i stadiumit survejohet me kamera.

Ftojme të gjithë tifozët të tregojnë qytetari dhe përkrahin skuadrën bardheblu. Nxitoni të pajiseni me bileta pasi shumë shpejt stadiumi do të jetë i gjithi i rezervuar për ndeshjen e së premtes Tirana – Partizani.

(E.Ç/ Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport air albania derbi i kryeqytetit tirana partizani air albania derbi i kryeqytetit tirana partizani

Sondazh

Poll