Sport

Majk i ftuar special në ndeshjen Tirana-Partizani, tifozët bardheblu ironizojnë, “O Rito, mbaji ato pare e paguaj borxhet!

26 Shkurt 2020, 09:49 Nga DOSJA
Majk i ftuar special në ndeshjen Tirana-Partizani, tifozët bardheblu

TIRANË- Ndeshjet e Tiranës në “Air Albania” gjithmonë janë paraprirë nga atmosfera festive dhe bardheblutë duan që edhe para derbit të jetë e tillë. Ata kanë zgjedhur një tjetër këngëtar që do të zbresë në fushë për të entuziazmuar mijëra tifozët që do jenë në tribuna në sfidën që luhet të premten në darkë.

Zakonisht klubi i Tiranës e ka bërë traditë të ftojë këngëtarë para se të fillojë ndeshja.  Klubi ka bërë të ditur se derbin do e ndezë këngëtari i muzikës rap, Majk. Klubi i Tiranës  ka njoftuar përmes rrjeteve sociale  dhe tifozët e kanë kritikuar një zgjedhje të tillë. Njëri prej tifozët shkruan, “Prandaj i boni biletat 15, me pagujt këto tipat.

O Rito, maji ato pare e paguaj borxhet, se s’po i bie kujt në mend për Majkun”. Një tjetër shkruan,“ Pse nuk merrni Mandin e Nishtullës” Ka nga ata që duan Pajtim Strugën, ose Artiola Toskën. “po ik mer vlla se nuk e duam hiç këtë rob, ose Artiola Toskën”, është një prej komenteve.

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport derbi tirana-partizani i ftuar special ne stadium majk derbi tirana-partizani i ftuar special ne stadium majk

Sondazh

Poll