Politike

Ndryshime në kabinetin Rama/ Lirohet nga detyra zv.ministrja e Kulturës, e zëvendëson ish-drejtoresha e Qendrës së Folklor

26 Shkurt 2020, 16:30 Nga DOSJA
Ndryshime në kabinetin Rama/ Lirohet nga detyra zv.ministrja e

TIRANË– Ndryshime në kabinetin e kryeministrit Edi Rama. Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, Valbona Shujaku është liruar nga detyra si zv.ministre e Kulturës.

Në vendin e saj, po ashtu në mbledhjen e sotme është emëruar zëvendësja e saj, studiuesja Meri Kumbe, e cila ka mbajtur edhe postin e drejtoreshës së Qendrës Kombëtare të Folklorit.

Të dy emërimet e shkarkimet nga detyra janë firmosuar nga zv.kryeministri Erion Braçe, pasi Rama ndodhet në Moskë duke kryer detyrat e drejtuesit të OSBE-së.

VENDIMET:  

V E N D I M

PËR

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

Znj. Meri Kumbe emërohet zëvendësministër i Kulturës.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M

PËR

LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Valbona Shujaku, zëvendësministër i Kulturës, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

Por këto nuk janë largimet e para nga kabineti qeverisës për këtë vit. Më 13 shkurt dha dorëheqjen nga detyra Elton Haxhi, i cili mbante poston e zv.ministrit të Ekonomisë dhe Financave pas disa përplasjeve me ministren Anila Denaj për çështjen e “Duty Free”. Para tij më 29 janar, iu lirua nga detyra edhe kolegu Erjon Luçi. Në vendin e tyre u emërua Vasilika Vjero dhe Adela Xhemali.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kabineti i qeverise rama meri kumbe ministria e kultures valbona shujaku kabineti i qeverise rama meri kumbe ministria e kultures valbona shujaku

Sondazh

Poll

Politike 26 Shkurt 2020, 12:13

RUSI: Kryeministri Edi Rama është përplasur në konferencën për mediat me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov. Rama i ka thënë Lavrovit se Shqipëria nuk...