Politike

26 Shkurt 2020, 12:13 Nga DOSJA

RUSI: Kryeministri Edi Rama është përplasur në konferencën për mediat me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov. Rama i ka thënë Lavrovit se Shqipëria nuk e ka detyrim që të mbështesë SHBA-në dhe të jetë në NATO, por sipas tij kjo është një zgjedhje dhe Kryeministri shtoi se jemi krenarë për këtë gjë.

Sa do ndikojë kjo vizitë në marrëdhëniet mes dy vendeve?

LAVROV: Ne e dimë shumë mirë marrëdhënien tonë. Shqipëria ka një qëndrim tjetër dhe ata kanë detyrime karshi SHBA-së dhe NATO-s dhe e dimë shumë mirë marrëdhënien mes tyre.

RAMA: Do e shënoj në CV-në time që po korrigjoj për herë të parë Zotin Lavrov. Ne nuk jemi të detyruar që të kemi të njëjtat qëndrime me aleatët tanë në NATO dhe ndaj SHBA-së, ne jemi krenarë që jemi me ta dhe është zgjedhje e jona. Vendi ynë është krenar që ka këtë zgjedhje dhe kjo është politika jonë. Ësthë shumë e vërtetë që marrëdhëniet tona janë në një nivel të ulët.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë dy ditore në Rusi, ku është takuar me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov. Vizita e Ramës në Moskë, është bërë në kuadër të detyrës që ai mban këtë vit si kreu i radhës i OSBE. Në takimin mes Ramës dhe Lavrov diksutimet kanë qenë të fokusuara për çështjen e Ukrainës dhe zgjidhjen e konflikit mes Serbisë dhe Kosovës.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne rusi rama ne moske sergei lavrov edi rama edi rama ne rusi rama ne moske sergei lavrov

Sondazh

Poll