Politike

Rama përfundon vizitën në Moskë, përplaset me Lavrov në konferencë: Njihni Kosovën, krenarë që jemi aleatë të SHBA d

26 Shkurt 2020, 09:31 Nga DOSJA
Rama përfundon vizitën në Moskë, përplaset me Lavrov

RUSI- Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kreut të radhës së OSBE ka zhvilluar një vizitë në Rusi, ku është takuar me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov. Shefi i diplomacisë ruse priti Ramën dhe delegacionin e OSBE në Moskë, e më pas zhvilluan një takim me dyer të mbyllura. Në takimin mes Ramës dhe Lavrov diksutimet kanë qenë të fokusuara për çështjen e Ukrainës dhe Kosovës. Ndërkohë pas takimit që zgjati për gati një orë, kryeminsitri dhe ministri i Jashtëm patën një konferencë për mediat ku treguan detaje nga ajo çfarë diskutuan.  

Lavrov kërkoi që Rusia të merrte pjesë në zgjidhjen e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë, por Rama tha se së pari duhet bërë njohja e Kosovës, pasi kjo është në të mirën e dy vendeve. Liderët folën dhe për marrëdhëniet mes dy vendeve, ku premtuan kthimin e telefonatave e më pas dialog për të rritur nivelin e bashkëpunimit. Për shefin e diplomacisë ruse, marrëdhëniet mes dy vendeve kushtëzohen nga detyrimet që ka Shqipëria për SHBA-në, BE-në dhe NATO-n, por Rama e korrigjoi dhe tha se nuk janë detyrime, por zgjedhje të Shqipërinë të ketë ata aleatë. 

Kryeministri Edi Rama në cilësinë e kreut të OSBE prej ditës së djeshme ka nisur një vizitë në Rusi, ku do kërkojë paqe me Kremlinin për luftën në Ukrainë. Rama është shprehur se puna e tij në OSBE do jetë zgjidhja e konfliktit mes Ukrainës dhe Rusisë. Më herët në punën e tij Rama vizitoi dhe zonën e luftës në Ukrainë dhe u shpreh se ka parë tmerre me sy. Kreu i qeverisë shqiptare ka marrë drejtimin e radhës së OSBE në janar të këtij viti dhe do e mbajë atë deri në dhjetor.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama ne moske rama takohet me lavrov sergei lavrov vizita e rames ne rusi edi rama rama ne moske rama takohet me lavrov sergei lavrov vizita e rames ne rusi

Sondazh

Poll

Politike 26 Shkurt 2020, 12:13

RUSI: Kryeministri Edi Rama është përplasur në konferencën për mediat me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov. Rama i ka thënë Lavrovit se Shqipëria nuk...