Politike

Rama takim me ministrin e Jashtëm rus: Serbia duhet ta njohë Kosovën si shtet, nuk është e lehtë të zgjidhen konfliktet m

26 Shkurt 2020, 11:57 Nga DOSJA
Rama takim me ministrin e Jashtëm rus: Serbia duhet ta njohë

RUSI- Kryeministri i vendit, Edi Rama në cilësinë e kreut të OSBE-së, në një konferencë të përbashkë me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov ka deklaruar se Serbia duhet ta njohë Kosovën si shtet.

“Më lini tju them që është kënaqësi që flas në një enciklopedi të gjatë në punët e Rusisë.Unë jam i vetëdijshëm për të qenë një ndërmjetës, jam këtu plotësisht në frymën e dialogut dhe bashkëpunimit në axhendën e OSBE-së. Natyrisht është më e lehtë ta thuash se ta bësh, na duhet një bashkëpunim për qeveritë në konflike, por kjo nuk është aq e lehtë, por duhet të zbatojmë angazhimet tona ndërkombëtare. Ne kemi vendosur në themel, nevojën për të mos bërë dallim për njerëzit. Vizita ime në Ukraninë në fillim këtij viti dëshmon rëndësisë që i kushtojmë kësaj çështje, ne po përpiqemi të gjejmë një zgjidhje, duhet të themi se ka pasur përparësi. Mbështesin plotësisht marrëveshjen e MISKUT. Gjithashtu presim edhe punimet e samitit të Parisit, për të ruajtur këtë rritëm. Një armëpushimi i plotë është thelbësor. Misionit i duhet dhënë mbështetja e plotë.Dua ta përmbyll me hyrjen ndoshta të gjatë time, dua të them se është shumë i qartë pozicioni ynë si Shqipëri, si kryeministër, jemi anëtarë të NATO-s ne qëndrojmë pranë vendeve të mëdha për çështje të tilla. Dua të them se është shumë e qartë për ne kryesi, që të mos jemi të përfshirë drejtpërdrejt në çështjen e Kosovës. Sa më shpejt që Serbia ta njohë Kosovës, aq më mirë do të jetë edhe për Serbinë. “, u shpreh kryeministri Edi Rama.

Ndërsa ministri rus deklaroi se duhet të nxitet bashkëpunimi mes Prishtinës dhe Beogradit. “Do të nxitimin bashkëpunimin mes Prishtinës dhe Beogradit. OSBE të bëjë më shumë kundër nepotizmit në Europë. OSBE mund të bëjë më shumë për ngjaRjet e në Europë.”, u shpreh ai. 

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë dy ditore në Rusi, ku është takuar me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov. Vizita e Ramës në Moskë, është bërë në kuadër të detyrës që ai mban këtë vit si kreu i radhës i OSBE. Në takimin mes Ramës dhe Lavrov diksutimet kanë qenë të fokusuara për çështjen e Ukrainës dhe zgjidhjen e konflikit mes Serbisë dhe Kosovës.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne rusi rama ne moske sergei lavrov edi rama edi rama ne rusi rama ne moske sergei lavrov

Sondazh

Poll