Politike

Lavrov zbardh detaje nga takimi me Ramën: Folëm për Kosovën, jemi të interesuar që të zgjidhjet çështja me Serbinë (VD

26 Shkurt 2020, 12:01 Nga DOSJA
Lavrov zbardh detaje nga takimi me Ramën: Folëm për Kosovën,

RUSI- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një vizitë në Moskë, ku është takuar me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov. Pas takimit në konferencën për mediat, Lavrov ka bërë me dije se kanë folur për Kosovën dhe kërkoi që Rusia të merrte pjesë në zgjidhjen e konflikit dhe arrtitjen e një marrëveshje me Serbinë. Në fjalën e tij, shefi i diplomacisë ruse tha se ka për qëillim të bashkupunojë me Shqipërinë për atë çfarë Shqipëria është e gatshme të bashkëpunojë.

Folëm edhe për Kosovën, kemi për qëllim të nxisim dialogun që të arrijnë një marrëveshje me Serbinë. Ne do të donim që çështja e Kosovës të zgjidhjet. Palët e interesuara duhet të gjejnë një marrëveshje dhe ne besojmë se një faktor kyç për të ecur përpara është zbatimi i vendimit të krijimit të bashkive serbe kemi dhe angazhime dypalëshe me kryetarët e komisionit për tregëti dhe ekonomi. Ka hapësirë për bashkëpunim në këtë sferë. Është e kufizuar për shkak të mbështetjes nga Shqipëria të regjimit të sanksioneve nga BE. Kemi për qëllim të bashkëpunojmë me Shqipërinë për atë çfarë janë të gatshëm të bashkëpunojnë ata.”- tha Lavrov.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë dy ditore në Rusi, ku është takuar me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov. Vizita e Ramës në Moskë, është bërë në kuadër të detyrës që ai mban këtë vit si kreu i radhës i OSBE. Në takimin mes Ramës dhe Lavrov diksutimet kanë qenë të fokusuara për çështjen e Ukrainës dhe zgjidhjen e konflikit mes Serbisë dhe Kosovës.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne rusi rama ne moske sergei lavrov edi rama edi rama ne rusi rama ne moske sergei lavrov

Sondazh

Poll