Art&Argëtim

‘Vendi ishte përmbytur, mua më thonin s’bie shi’, Orinda Huta tregon se çfarë i ndodhi ditën e dasmës

17 Mars 2019, 13:56 Nga DOSJA
‘Vendi ishte përmbytur, mua më thonin s’bie shi’,

Orinda Huta ka rrëfyer për herë të parë ditën më të rëndësishme të jetës së saj, ditën kur lidhja e saj dhe Turjan Hyskos u kurorëzua. Edhe pse një ditë vere, atë ditë ka qenë ditë me shi, por fati ju ka buzëqeshur, pasi në momentin që ka shkuar Orinda në ceremoni ka dalë dielli dhe ceremonia e martesës ishte vërtet magjike.

Në një intervistë për emisionin “Mos i fol shoferit”, Orinda Huta ka treguar prapaskenat e asaj dite.

“Kur jam zgjuar në mëngjes, kam qenë vetëm me motrën time në shtëpi dhe ishte vranët. Filloi të binte shi me gjyma. Të gjithë thonin që nuk bie shi këtu tek ne, domethënë tek eventi. Dhe unë që thoja, vetëm nëse këtu tek unë ka shi e të të gjithë ju të tjerët nuk ka. Ashtu thonin, vetëm tek ty ka shi, më bënin dhe për budalle. I thoja, realisht kam emocione, por mos më bëni budalle se e di që ka shi. Merrja Klevisin, shokun tim që shkonte tek vendi e thoshte nuk ka shi. Atje ishte përmbytur, kishin ardhur ta hiqnin me pompë. Shtruan qese dhe në fund e kanë hequr shiun me pompë. Kur kam arritur, ishte diell”,-ka treguar Orinda.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz orinda huta orinda huta

Sondazh

Poll