Art&Argëtim

8 fakte interesante që nuk i dini për festën e Shën Patrikut, shenjtorit mbrojtës të Irlandës

17 Mars 2019, 14:55 Nga DOSJA
8 fakte interesante që nuk i dini për festën e Shën

Shën Patriku nuk ishte irlandez.

St Patrick ishte në fakt britanik, i lindur nga prindërit romak në Skoci. Pasi u detyrua në skllavëri nga piratët irlandezë, ai u kthye në besimin e tij të krishterë dhe u bë një nga njerëzit e parë për të sjellë fenë në vend në shekullin e pestë, rreth vitit 432.

Emri i tij i vërtet ishte Maewyn Succat.

Kjo është sipas legjendës irlandeze. Ai e ndryshoi atë në latinisht emrin Patricius pasi u bë prift.

Ngjyra që duhet të përdoret duhet të jetë blu, jo e gjelbër. 

Historianët thonë se ngjyra e Shën Patrikut ishte blu, jo e gjelbër. Përdorimi i ngjyrës së gjelbër u bë traditë gjatë viteve 1600 dhe 1700, kur tërfili u bë një simbol i nacionalizmit dhe veshja e gjelbër u shndërrua në tipiken e kësaj feste.

Amerikanët, populli që shpenzojnë më shumë gjatë kësaj dite

Në Ditën e Shën Patrikut 2018, amerikanët u vlerësuan të kenë kaluar një rekord prej 5.9 miliard dollarë, me mesatare që një person shpenzon 39.65 dollarë.

Ka më shumë irlandezë në SHBA se në çdo vend tjetër të botës. 

Sipas të dhënave të regjistrimit të fundit, ka 39.6 milionë amerikanë, të cilët në trashëgiminë e tyre janë kryesisht irlandezë, krahasuar me 6.3 milionë njerëz në Irlandë.

Ushqimi tradicional i kësaj feste nuk është irlandez. 

Mish viçi dhe lakër e kripur është konsideruar prej kohësh një pjatë e Shën Patrikut, por kjo nuk është tradicionalisht irlandeze. Mish derri ishte në të vërtetë mishi i preferuar i Irlandës, por emigrantët e hershëm irlandezë në Amerikë zbuluan se viçi ishte shumë më i lirë dhe ata lehtë mund të gatuanin viçin dhe lakër në një tenxhere.

Chicago e ngjyros lumin me ngjyrën e gjelbër çdo vit. 

Çdo vit që nga viti 1962, qyteti ngjyros lumin duke përdorur 40 kilogramë pluhur, e cila në ujë krijon një ngjyrë të gjelbër, që është ekologjikisht miqësore!

Në Irlandë nuk ekzistojnë gjarpërinjtë.

Disa legjenda irlandeze pohojnë se Shën Patriku i dëboi të gjithë gjarpërinjtë jashtë Irlandës pasi u sulmua nga njëri prej tyre. Historianët dhe biologët thonë se kjo ndoshta nuk është e vërtetë, por askush nuk e ka vërtetuar.

Përshtatur nga Good House Keeping 

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete shen patriku shenjtori mbrojtes i irlandes shen patriku shenjtori mbrojtes i irlandes

Sondazh

Poll