Bota

E kërkon Gjykata Speciale, ish-luftëtari i UÇK-së: S’shkoj, e shkuara ime është me lavdi, nuk mund ta njollosë askush

26 Shkurt 2020, 09:43 Nga DOSJA
E kërkon Gjykata Speciale, ish-luftëtari i UÇK-së:

KOSOVË- Faik Zogaj, ish-luftëtari i radhës i UÇK-së është ftuar për t’u pyetur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në Hagë. Lajmin e ka bërë vetë ish-ushtari i UÇK, nëpërmjet një postimi në Facebook, ku sqaronte se i ka mbërritur ftesa e të akuzuarit për datën 21 mars. Më tej në njoftim ai shton nuk do shkojë në Hagë, pasi e shkuara e tij ka vetëm lavdi dhe nuk mund t’ia njollosë akush.

Të nderuar familjarë, miq dhe shokë. Dua t’iu informoj se më mbërriti një ftesë në cilësinë e të akuzuarit nga Gjykata Speciale në Hagë, të cilës nuk do i përgjigjem në 21.03.2020. Sepse, unë personalisht nuk e njoh këtë Gjykatë derisa ajo t’i dënojë kriminelët që m’i vranë njerëzit e dashur  brenda në shtëpi. Në tërë jetën, asnjëherë nuk jam ndjerë më i nderuar dhe më i respektuar se sa kur isha pjesë e UÇK-së! Asnjë germë nuk i heq të kaluarës sime në të gjitha periudhat e veprimtarisë që kam pasur! Lavdi Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”, ka shkruar Zogaj.

Gjykata Speciale në Hagë, javët e fundit ka nisur hetime të thelluara dhe ka thirrur disa ish-drejtues të UÇK dhe të akuzuar të tjerë për t’i pyetur për krimet e luftës. Mediat në vend bëjnë me dije se numri i të akuzuarve do shkojë mbi 100.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni faik zogaj gjykata e hages krimet e luftes ne kosove faik zogaj gjykata e hages krimet e luftes ne kosove

Sondazh

Poll