Bota

Protesta kundër regjimit të Vuçiç/ Qytetarë hyjnë në ndërtesën e televizionit shtetëror (FOTO+VD)

17 Mars 2019, 06:59 Nga DOSJA
Protesta kundër regjimit të Vuçiç/ Qytetarë

SERBI– Protestuesit në Beograd që kundërshtojnë sipas tyre sundimin autokratik të presidentit Aleksandër Vuçiç ia kanë dalë që të hyjnë brenda ndërtesës së Radio Televisionit Shtetëror.

Megjithatë ata u nxorrën me forcë shumë shpejt jashtë nga policia duke shkaktuar edhe disa të plagosur.

Protestuesit kërkuan liri të medies si parakusht për zgjedhje të lira e të drejta. Ishin liderët e opozitës, mes tyre kreu i grupi të Aleancës për Serbinë, Dragan Djilas dhe kreu i lëvizjes së djathtë Bosko Obradoviç, ata që i udhëhoqën qytetarët për të hyrë në ambientet e RTS-së.

Ne nuk kërkojmë shumë – një transmetim live ku pjesëmarrës është një përfaqësues i protestës dhe i politikanëve,“- tha Obradoviç teksa ishin brenda ndërtesës.

Pasi protestuesit dolën jashtë godinës, reagime të ashpra ndaj tyre erdhën edhe nga ana e qeveritarëve. E para që reagoi ishte kryeministrja serbe Ana Brnabiç, e cila u zotua se shteti që ajo drejton nuk do ta lejonte dhunën. Ndërsa ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç tha se dhuna nuk i ka sjellë ndonjëherë ndonjë të mirë Serbisë dhe se ajo nuk do të tolerohet.

Sa i përket presidentit Aleksandër Vuçiç, ai ende nuk është prononcuar por ka paralajmëruar një konferencë për shtyp.

Protestat me sloganin “Një nga pesë milionë”, filluan në nëntor të vitit të kaluar me moton “stop këmishëve të përgjakura”, kur ndodhi një sulm mbi Borislav Strefanoviçin, udhëheqës i partisë së vogël “E Majta serbe”. Ai ishte sulmuar nga një grup burrash me maska të zeza më 23 nëntor në Krushevc, një qytet në jug të Serbisë dhe kishte pësuar plagë të lehta. Në muajin dhjetor, presidenti serb tha se nuk do të përmbushë kërkesat e opozitës edhe nëse “dalin 5 milionë në rrugë”, por më pas ai tha se është i gatshëm të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme. Partitë opozitare thanë se do të bojkotonin zgjedhjet e tilla.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni protestat kunder vucic protestuesit hyjne brenda rts serbi protestat kunder vucic protestuesit hyjne brenda rts serbi

Sondazh

Poll