Bota

Infektohet me koronavirus zv/ministri dhe deputeti Iranian/ Nuk pranojnë të futen në kerantinë (VD)

25 Shkurt 2020, 18:07 Nga DOSJA
Infektohet me koronavirus zv/ministri dhe deputeti Iranian/ Nuk pranojnë

IRAN– Zëvendësministri i Shëndetësisë Iraj Harirchi dhe një deputet Iranian, kanë pohuar se janë bartës të koronavirusit. Në një konferencë për shtyp ata janë shprehur se nuk kanë marrë masa për mbrotje ndaj saj dhe se nuk pranojnë të futen në karantinë.

Ata nuk besojnë  tek karantina dhe kjo është një nga arsyet pse nuk futen aty, gjithashtu janë shprehur se nuk e kanë “problem” pse janë me koronavirus. Mesa duket ka një konflikt mes fesë dhe shkencës.

Deri më tani sëmundja vdekjeprurëse ka vrarë 15 persona por rasti i zëvendësministrit  ka bërë bujë pasi ai e mohoi se po mbulojnë shkallën e përhapjes së koronavirusit. Sipas raportimeve nga qytetet e Iranit, shprehen se numri i rasteve bartës të sëmundjes mund të jetë më i madh nga ato që japin autoritet.

1 In a press conference yesterday an Iranian government spokesman confidently asserts they have “no problem” containing coronavirus. Alongside him, the country’s deputy health minister appears symptomatic, but takes no precautions to cover/isolate himself pic.twitter.com/TuHlK8LHLz

— Karim Sadjadpour (@ksadjadpour) February 25, 2020

Tempujt Shia dhe qytetet Qom dhe Mashhad janë sërish të hapura, edhe pse Qom është bërë vatër e virusit. Ajatollahët e mëdhenj në Qom besojnë se faltoret e këtij vendi, të cilat tërheqin miliona pelegrinë, janë krenaria e botës Shia. Mbyllja e tyre do të jetë një hap shumë i madh për klerikët dhe ata nuk janë gati ta bëjnë diçka të tillë vetëm nëse vendosen nën presion të madh ndërkombëtar.

Iranit i mungojnë edhe pajisjet mjekësore nëse duhet të kufizohet epidemia. Nuk ka maska dhe nuk ka pajisje të mjaftueshme testimi.

Një numër punonjësish mjekësorë janë infektuar dhe ekziston shqetësimi se ata shumë shpejt do mbeten pa mjekë dhe infermiere për të asistuar të prekurit nga sëmundja.

(A.K.Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota coronavirus iraj harichi coronavirus iraj harichi

Sondazh

Poll