Bota

Nis zbatimi i reformës në Finlandë/  Eliminohen orët e punës, paga e njëjtë

25 Shkurt 2020, 17:19 Nga DOSJA
Nis zbatimi i reformës në Finlandë/  Eliminohen orët e

FINLANDË-Shteti i Finlandës i cili tashmë qeveriset  nga 34-vjeçarja Sanna Marin do të ketë ndryshime të rëndësishme sociale.

Sipas mediave të huaja kryemistrja Sanna Marin, do të prezantojë javën e shkurtuar të punës i cili përfshin 4 ditë në javë dhe dhe 6 orë pune në ditë. E gjitha kjo nuk do të sjellë ulje page.

Këtë reformë kryeministrja e e premtoi me rastin e 120 vjetorit të Partisë Social Demokratike.

Finlanda do të jetë i dyti vend me këtë reformë pas Suedisë, ku 6-orëshi tashmë është aplikuar që nga viti 2015 dhe kanë treguar se punonjësit ishin më të lumtur, më të pasur dhe më produktivë, pasi ata edhe pse me 6 orë pune paguhen me të njëjtën pagë që merrnin më parë, gjithashtu më të kënaqur janë edhe klientët.

Zhvillime interesante vijnë edhe nga Zvicra, ku nga 1 janari, udhëtimi në shtëpi-zyrë, qoftë me tren apo autobuz, mund të konsiderohet orar pune, me kusht që të përmbushen disa detyrime të parashikuara në kontratë.

(A.K.Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota sanna marin sanna marin

Sondazh

Poll