Aktualitet

Jep dorëheqjen drejtori i spitalit të Kavajës? Daiu: Pata debate por jam në krye të detyrës

25 Shkurt 2020, 16:27 Nga DOSJA
Jep dorëheqjen drejtori i spitalit të Kavajës? Daiu: Pata debate

KAVAJË– Ditën e sotme, mediat publikuan lajmin se Përparim Daiu, drejtori i spitalit të Kavajës ka dhënë dorëheqjen, për arsye mos maarrëveshjeje me kryebashkiakun Redjan Krali. Në një prononcim për mediat, vetë Daiu është shprehur se nuk e ka dhënë dorëheqjen dhe se vazhdon të jetë në krye të detyrës. 

“Nuk e kam dhënë dorëheqjen, vazhdoj të jem në krye të detyrës. Patëmd ebate në mbledhje por që nuk është e vërtetë që jam dorëhequr apo gjëra të këtij lloji,”- tha Daiu.

Ky lajm erdhi disa ditë pasi Partia Demokratike me anë të Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi, denoncoi nisjen e punimeve në spitalin e Kavajës për ta kthyer në karantinë për koronavirusin. Në një reagim në mediat sociale, Bardhi shkruante se sot në repartin e patologjisë ka nisur puna, ne bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë.

Nga ana tjetër, Silva Bino, shefja e departamentit të Sëmundjeve Infektive mohoi zërat se karantina për të prekurit e mundshëm të koronavirusit në Shqipëri do të jetë në Kavajë. Ajo shtoi se është zgjedhur një qendër në vend por që ende nuk do të bëhet publike pasi mund të shkaktojë panik tek banorët e zonës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet jep dorehqjen drejtori i spitalit te kavajes perparim daiu spitali i kavajes jep dorehqjen drejtori i spitalit te kavajes perparim daiu spitali i kavajes

Sondazh

Poll