Art&Argëtim

Shkenca/Femrat më të zgjuara, meshkujt në krye falë stereotipit

17 Mars 2019, 10:49 Nga DOSJA
Shkenca/Femrat më të zgjuara, meshkujt në krye falë

Sipas një studimi të kryer nga ‘Nature Communications’, duke analizuar notat në shkollë të më shumë se 1.6 milionë studentësh, u arrit në përfundimin se performanca e vajzave dhe e djemve në lëndën e shkencave, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës, ishte e njëjtë.

Hulumtimi i publikuar tregon gjithashtu se vajzat kanë një performancë edhe më të mirë se djemt në STEM(shkencë, teknologji,inxhinieri dhe matematikë).

Rezultatet e ‘Nature Communications’, ofrojnë dëshmi se boshllëqet e mëdha në përfaqësimin e grave në karrierën e STEM nuk janë për shkak të kapacitetit por për shkak të steriotipeve të krijuara.

Një shpjegim për mosbalancimin gjinor në STEM është “hipoteza e ndryshueshmërisë”. Kjo është ideja se boshllëqet gjinore janë shumë më të mëdha.

Zgjuarsia dhe fama janë konsideruar prej kohësh forcë e meshkujve. Prindërit i përshkruajnë dhuntitë e djemve më të mëdha se ato të vajzave. Madje ato mendojnë se vajzat kanë më pak gjasa se djemtë të jenë “me të vërtetë, me të vërtetë të zgjuar”.

Fushat që vlerësojnë “talentet”, si matematikat dhe filozofia, punësojnë më pak gra.

Ndryshim i madh mashkullor u propozua për herë të parë si një shpjegim për epërsinë e meshkujve në vitet 1800, dhe ideja kurrë nuk u zhduk.

Në vitin 2005, hipoteza e ndryshueshmërisë u rifitua. Ekonomisti amerikan Laërence Summers, i cili ishte atëherë kryetari i Universitetit të Harëardit, renditi ndryshueshmërinë më të madhe mashkullore si një arsye kryesore përse kishte më shumë burra në pozita të larta shkencore dhe inxhinierike.

Por çfarë thonë notat? Studiuesi Shinichi Nakagaëa, krijoi një metodë të fuqishme për të testuar dallimet në variacion midis grupeve djem-vajza, në një analizë të thellë.

Aplikuan metodën e kontrollimit të literaturës shkencore, për të gjetur informacione rreth notave të më shumë se 1.6 milion studentësh. Këto të dhëna të analizuara mes viteve 1931 dhe 2013 nga 268 shkolla të ndryshme, do të testonin ndryshueshmërinë e madhe të performancës akademike mes meshkujve dhe femrave.

Shumica e këtyre të dhënave ishin për studentët anglishtfolës nga e gjithë bota, me shumicën e bazuar në Amerikën e Veriut.

Për secilin grup studentësh, u llogarit diferenca midis vajzave dhe djemve në rezultatin mesatar dhe ndryshueshmërinë. Ata zbuluan se në lëndët shkencore shpërndarja e notave për vajzat dhe djemtë ishte e ngjashme. Madje boshllëqet e mëdha gjinore nuk ishin në lëndët shkencore por në ato shoqërore, ku vajzat kishin një mesatare më të lartë prej 13.8%, se djemtë.

Dallimet gjinore në punën akademike ekzistojnë, por nuk duhet ta theksojmë rëndësinë e tyre. Gratë në STEM përballen me pengesa që nuk kanë të bëjnë me aftësitë e tyre, siç janë stereotipet, reagimet, diskriminimi dhe ngacmimet. Derisa këto pengesa të përmbysen, nuk duhet të përdorim dallimin e vogël gjinor në ndryshueshmëri, si një justifikim për nën-përfaqësimin e grave në STEM(shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë).

Marrë dhe përshtatur nga: Nature Communications

(R.L/Dosja.al)

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim femrat meshkujt prirje shkencore stem steriotip femrat meshkujt prirje shkencore stem steriotip

Sondazh

Poll