Art&Argëtim

‘Kisha ankth kur shihja Ermalin’, ja pse Jonida Maliqi nuk i ka folur për 3 vite rresht moderatorit

16 Mars 2019, 23:18 Nga DOSJA
‘Kisha ankth kur shihja Ermalin’, ja pse Jonida Maliqi nuk i ka

Kësaj radhe, e ftuara e emisionit ‘Xing me Ermalin’ ka qenë këngëtarja, që së shpejti do të na përfaqësojë në Eurosong, Jonida Maliqi. Ndër të tjera zbuluam se këngëtarja dhe moderatori, Ermal Mamaqi, kanë studiuar bashkë në Lice dhe tani janë miq me njeri-tjetrin.

Jonida Maliqi foli për marrëdhënien e tyre shoqërore, ku tregoi se për tre vite rresht nuk i ka folur Ermalit. Arsyen mund ta merrnim nëpër mend duke njohur se si është aktori i humorit, Mamaqi. Ishin rrengjet që ai u bënte të gjithë shokëve e shoqeve të Liceut, që e kanë bërë Jonidën t’i mbajë qëndrim.

“Unë për 3 vite nuk i kam folur me gojë Ermalit sepse i bënte pritë të gjithë nxënësve të Liceut Artistik me shakatë e tij, sëbashku me Eglein Laknorin. Kisha gjithmonë ankth kur shihja Ermalin se e dija që do bënte ndonjë bëmë dhe mbaja seriozitetin që më karakterizonte”, u shpreh Jonida.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz 3 vjet pa i folur ermalit ermal mamaqi jonida maliqi xing 3 vjet pa i folur ermalit ermal mamaqi jonida maliqi xing

Sondazh

Poll