Bota

Deklarata e befasishme e OBSH: Duhen disa vjet për të krijuar vaksinën kundër koronavirusit

25 Shkurt 2020, 11:26 Nga DOSJA
Deklarata e befasishme e OBSH: Duhen disa vjet për të krijuar

KINË– Ndërkohë që e gjithë bota është përfshirë nga alarmi i koronavirusit, prej Organizatës Botërore të Shëndetësisë vjen një lajm aspak optimist, për një zgjidhje të shpejtë.

Mësohet se do të nevojiten të paktën dy vjet, për të zbuluar vaksinën kundër koronavirusit.

Organizata Botërore e Shëndetit ka reaguar herë pas here për gjendjen e Koronavirusit, duke qenë se virusi tashmë është përhapur gjerësisht deri në Itali, ku kanë mbetur të vdekur 7 persona.

E ndërkohë që të gjithë presin për një lajm të mirë për vaksinën kundër këtij virusi vdekjeprurës, OBSH ka dhënë një lajm mjaft shqetësues. Sipas OBSH është konfirmuar se vaksina e përdorur gjithmonë për gripin nuk është efikase.

Vaksina duhet të studiohet posaçërisht për këtë koronavirus të ri. Për këtë duhet të punojmë disa vjet.”- tha anëtari i ekzekutivit të OBSH-së, Walter Riçiardi.

Në Itali prej të shtunës që lamë pas kur u shënuan dy viktimat e para si shkak i Koronavirusit vendi është përfshirë nga paniku. Ditën e djeshme në Itali u shënua edhe viktima e 7-të, ndërsa sot numri i të infektuarve ka arritur në 270. Frika është shtuar edhe në Shqipëri për Koronavirusin, ku u dyshua për persona të infektuar, por Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se nuk është regjistruar asnjë qytetar i prekur nga virusi. Ndërkohë masat janë shtuar në aeroportin e Tiranës dhe në pikat kufitare me Italinë për shmangien e virusit. Në Kinë numri i të infektuarve ka arritur në 77658 dhe janë shënuar 2663 viktima. Në rang global janë regjistruar 2.698 të infektuar dhe rreth 80.067 të sëmurë.

Burimi: CNBC 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 2698 viktima ne bote koronavirusi në kinë vaksina kunder koronavirusit 2698 viktima ne bote koronavirusi në kinë vaksina kunder koronavirusit

Sondazh

Poll