Politike

Shpërndarja e parlamentit, Balla ironi me Metën: Si përalla “Dhelpra dhe rrushi”, ka kërcënuar brutalisht ambasadorët

  • Presidenca: Je shumë i zënë me punët e Kongresit, lexo deklaratat e shoqeve
  • Balla u shpreh se Presidenti ka humbur çdo lloj sjelljeje kushtetuese dhe nuk duhet të vijojë të mbajë më atë detyrë të lartë shtetëore. Më tej ai tha se Meta ka një sjellje brutale me ambasadorët dhe këto deklarata janë të papranushme.
    Featured image of article: Shpërndarja e parlamentit, Balla ironi me Metën: Si përalla “Dhelpra dhe rrushi”, ka kërcënuar brutalisht ambasadorët Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamentar të PS

    TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar sot në lidhje me deklaratat e Presidentit Ilir Meta se mund të shpërndajë Parlamentin nëse ai kërkon populli në 2 mars. Në një deklaratë për mediat, Balla e krahasoi këtë deklaratë me përrallën “Dhelpra dhe rrushi”.

    Balla u shpreh se Presidenti ka humbur çdo lloj sjelljeje kushtetuese dhe nuk duhet të vijojë të mbajë më atë detyrë të lartë shtetëore. Më tej ai tha se Meta ka një sjellje brutale me ambasadorët dhe këto deklarata janë të papranushme.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

     “E dini përrallën “Dhelpra dhe rrushtë”, përgjigjen e keni aty, lexojeni me shumë vëmendje. Nuk jap asnjë koment, ju them se do të hezitoja të bëja çdo koment përkundrejt një presidenti, i cili tashmë ka humbur çdo lloj sjelljeje kushtetuese dhe çdo lloj sjelljeje normale për të vijuar për të qenë Presidenti i Republikës. Ndër gjithçka ka artikuluar këto ditë, më e rënda është ajo e një lloj sjellje aspak e pranueshme ndaj ambasadorëve të akredituar në vend. Kjo lloj sjellje brutale me kërcënime dhe paketime që bën ai nuk ka të bëjë fare me zakonin e shqiptarëve. Ne jemi mikpritës, jemi aleatë besnikë të SHBA dhe një vend, i cili ka një politikë të jashtme të përafruar 100% me BE. Presidenti problemet e tjera të lidershipit të opozitës ti zgjidhë pa zhurmë brenda opozitës dhe nuk ka nevojë të shqetësojë veshët, mendjet dhe shpirtrat e shqiptarëve, pasi ky është viti i rindërtimit”, tha Balla.

    Presidenti Ilir Meta mbrëmjen e djeshme u shpreh se nëse ia kërkon populli në 2 mars që të shpërndajë Parlamentin, ai do e bëj një gjë të tillë.  Meta gjithashtu reagoi ashpër kundër ambasadorëve, duke thënë se ata kanë gabuar në vendin tonë, ndërsa për ish-ambasadorin Donald Lu dhe Romana Vlahutin tha se u puthën në buzë pas miratimit të Reformës në Drejtësi. 

    (A.B. Dosja.al)

    Shto Koment