Bota

Babai i mbijetoi masakrës në Zelandën e Re, lutet për vajzën e tij 5- vjeçare, e cila mori 4 plumba në trup

16 Mars 2019, 17:08 Nga DOSJA
Babai i mbijetoi masakrës në Zelandën e Re, lutet për

Zelandë e Re – Një nga viktimat e maskakrës në xhaminë Christchurch, ishte edhe Wasseim Alsati, një berber i cili kishte emigruar nga Jordania 5 vjet më parë në Zelandën e Re për një jetë më të mirë. Asati u godit me katër plumba, dy në shpinë, një në stomak dhe një tjetër në këmbë, por mundi të mbijetonte.

Me anë të një video të postuar nga shtrati i spitalit ku ai po qëndron bën thirrje të gjithëve që të luten për vajzën e tij pesëvjeçare, e cila u plagos rëndë në sulmin.Vajza e tij, Allen u qëllua tri herë dhe gjithashtu po qëndron në spital, raporton Daily Mail. 

Lutem lutuni për mua dhe për vajzën time, shpresoj që ajo do të bëhet mirë. Këtë video po e postoj t’ju tregoj se unë jam shumë mirë. Është kënaqësi të njihem me të gjtihë ju që më keni shkruar dhe më keni telefonuar. Ju falenderoj për mbështetjen dhe gjithë ndihmën që më keni dhënë deri më tani.Zoti të bekoftë të gjithë.”- shprehet ai në video.

 

Vajza e tij është në gjendje të qëndrueshme, pasi është nënshtruar një operacioni të shtunën dhe është me nënën e saj në Spitalin e Fëmijëve Starship në Auckland.  Pasi u zhvendos nga Jordania në vitin 2014 për t’u bërë berber, Alsati hapi biznesin e tij të quajtur Wass ‘Berberë’ në Richmond në Christchurch, ku ai gjithashtu jetonte me familjen e tij.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota babai lutet per te bijen masakra ne zelanden e re wasseim alsati babai lutet per te bijen masakra ne zelanden e re wasseim alsati

Sondazh

Poll