Bota

Protestuesit përleshen me policinë në Paris, shkatërrohet ”Champs-Elysées”

16 Mars 2019, 19:44 Nga DOSJA
Protestuesit përleshen me policinë në Paris, shkatërrohet

Paris- Protestuesit, të njohur si “Jelekverdhët” janë përleshur sot me policinë franceze në afërsi të Harkut të Triumfit, ku kanë sulmuar disa dyqane, raporton REL. 

Ndërsa kjo është java e 18-të me radhë që qytetarët po protestojnë kundër presidentit të Francës, Emmanuel Macron, mësohet se “Jelekverdhët” i kanë vënë flakën shumë dyqaneve në rrugën e njohur “Champs-Elysées”.

Dhuna filloi kur protestuesit, pranë pallatit presidencial, hodhën në drejtim të policisë bomba tymi dhe objekte të tjera dhe filluan që të sulmojnë veturat e policisë.

Polica përdori ujë dhe gaz lotsjellës për të zmbrapsur protestuesit që u zhvendosën pranë Harkut të Triumfit.

Policia i tha Associated Press se deri në mesditë kanë arrestuar 44 persona.

“Xhaketat e Verdha” janë të zemëruar për rritjen e taksave dhe po kundërshtojnë politikat e presidentit Macron.

“Sot në mëngjes, restoranti luksoz me famë ndërkombëtare “Fouquet’s” u grabit, ndërkohë që pasdite u dogj”, janë shprehur dëshmitarë të ndryshëm për mediet ndërkombëtar

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota jelekverdhet paris jelekverdhet paris

Sondazh

Poll