Art&Argëtim

ME VIDEO/ “Jam përdhunuar”, Roza Lati merr pistoletën në duar, në një hotel me Stresin rrethohen nga njerëz me maska!

24 Shkurt 2020, 08:15 Nga DOSJA
ME VIDEO/ “Jam përdhunuar”, Roza Lati merr pistoletën

TIRANË– I ftuar në “WhyNot?” këtë puntatë ka qenë një ndër reperët më të njohur shqiptar, Arkimed Lushaj. Përveç intervistës, moderatorja Roza Lati ka zgjedhur të inskenojë në rubrikën “Si ta bëjmë mizën balenë”,  një pjesë në hotel sëbashku me Stresin. E gjitha kjo për të sqaruar një herë e mirë se si ka ndodhur arrestimi i reperit në hotel, rreth një vit më parë, arrestim që i solli dhe disa muaj burg.

Ndërsa Stresi gjendet i shtrirë në një krevat në hotel, është Roza Lati e veshur me një fustan mëndafshi që futet papritur në dhomë, duke pretenduar se është një fanse e zjarrtë e këngëtarit, dhe fillon të flirtojë me të.

Në një moment në ‘dhomë’ janë futur forcat speciale të maskuara, për të arrestuar reperin, ndërsa Roza Lati ia ka plasur ulërimave, e më pas ka vazhduar në rolin e vajzës që inskenoi gjithë situatën: “Stresi më ka përdhunuar, jam shtatzënë”.

Në një moment efektivët e maskuar vendosin një pistoletë poshtë jastëkut të Stresit, e cila përfundon në duart e Roza Latit.

Ndërkaq efektivët e policisë kanë arrestuar Stresin duke e tërhequr zvarrë, ndërsa Roza Lati ka zbuluar poshtë jastëkut një pistoletë, të cilën e ka marrë në duar duke thërritur reperin, për t’ja dhënë. E gjithë situata ishte për të nxjerrë në pah se si ndodhi në të vërtetë ngjarja e arrestimit (që bëri shumë bujë), e Arkimed Lushajt.

 

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz arkimed lushaj arrestimi efektive policie pistolete roza lati stresi stresi dhe roza lati ne hotel arkimed lushaj arrestimi efektive policie pistolete roza lati stresi stresi dhe roza lati ne hotel

Sondazh

Poll