Art&Argëtim

Kendall Jenner shfaqet ‘topless’ në kopertinën e ‘Garage Magazine’

23 Shkurt 2020, 14:07 Nga DOSJA

SHBA– Portreti është mendja e artistit konceptual italian Maurizio Cattelan, i cili shiti tre edicione të bananeve  të gatshme në “Art Basel Miami”, ndërsa në një nga këto raste bananen e hëngri një vizitor në ekspozitë.

“Garage Magazine” e themeluar nga galeristja Rusi Dasha Zhukova në 2011 dhe tani në pronësi të Vice Media, ka ngjallur shumë debat dhe polemika, pasi publikimit të fotove që më pas u bënë virale në shfaqjen e Cattelan.

“Në retrospektivë, episodi i bananës duket si një mënyrë për të menduar për gjithçka, nga lajmet e rreme deri te fama virale, nga mosbesimi institucional deri në pabarazinë e pasurisë.”- tha Mark Guiducci, kryeredaktori i Garazhit, në një deklaratë.

 “Në mënyrën se si Jeff Koons ishte artisti i veshjeve në ngjyrë neoni me shkëlqim, Maurizio Cattelan është artisti i epokës sonë, e pëlqeni ose jo”.-shtoi ai.

Imazhi provokues i Jenner, i quajtur “trofe gjuetie”, i referohet një busti të zhveshur të supermodeles Stephanie Seymour, realizuar nga Cattelan në 2003, dhe është pjesë e një fotosesioni redaktues të konceptuar nga Cattelan dhe i xhiruar nga fotografi britanik i modës Campbell Addy.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz kendall jenner kendall jenner

Sondazh

Poll