Art&Argëtim

VIDEO/ Stresi sulmon femrat: Po shkojnë me moshën e baballarëve tanë, shembulli më i pështirë e i degjeneruar

23 Shkurt 2020, 21:04 Nga DOSJA
VIDEO/ Stresi sulmon femrat: Po shkojnë me moshën e baballarëve

TIRANË– Reperi Arkimed Lushi, i njohur si Stresi, disa ditë më parë ka sulmuar femrat, duke i quajtur materialiste. Pas deklaratave që u komentuar shumë Stresi ka hedhur sërish sot sulme kundër vajzave, duke thënë se po lidhen me burra që janë në moshën e baballarëve.

I ftuar në “Why Not” në TV Ora ai shprehet se femrat shqiptare kanë përfunduar rrugëve të Tiranës dhe lokaleve të natës. “Unë nuk i kam sharë thjesht jam munduar të paktën kur t’i zerë gjumi t’i kujtojnë ato fjalë që kam folur dhe të mbledhin veten. E vetmja këshillë që unë kam për femrat është që të arsimohen më shkollë shumë, të kenë një punë të tyrën, të mos rrinë kot gjithë ditën, ekonominë ta kenë të tyren e të mos varen fare nga askush. Nuk do ishte kurrë kështu situata nëpër Tiranë.

Femra shqiptare është për të ardhur shumë gjynaf shumica se si kanë përfunduar nëpër rrugëve të Tiranës, nëpër jetën e natës. Mua më shohin sytë atë që nuk shef askush. I kam parë me syte e mi, shkojnë me moshën e baballarëve tanë shembulli më i poshtër, i përshtirë dhe i degjenuar që mund të ketë një femër. Femra 18 vjeç për çfarë po shkon me një burrë në moshën e babit tim, me barkun deri këtu?”, u shpreh reperi Stresi.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz arkimed lushaj stresi stresi kunder femrave arkimed lushaj stresi stresi kunder femrave

Sondazh

Poll