Aktualitet

Ish-deputeti i PD jep lajmin: Ka vdekur nga punëtorët protestues të rafinerisë së naftës në Fier

Sipas Baçit, viktima është Artan Voshtina, i cili ka humbur jetën pasi është kthyer nga protesta që zhvilluan sot.  
Featured image of article: Ish-deputeti i PD jep lajmin: Ka vdekur nga punëtorët protestues të rafinerisë së naftës në Fier Naftëtarët gjatë një proteste në Fier

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, në qarkun e Fierit në një njoftim në Facebook shkruan se sot ka vdekur një nga naftëtarët që ka dalë në protestë ditët e fundit. Sipas Baçit, viktima është Artan Voshtina, i cili ka humbur jetën pasi është kthyer nga protesta që zhvilluan sot.  Më tej ish-deptueti se Arjani ishte teknolog specialist, por prej muajsh nuk kishte marrë rrogën e tij dhe është keqtrajtuar nga qeveria.

Protestuesi që vdiq

Sapo mesova, per nje lajme te trishte. Ndahet nga jeta, nje nga protestuesit, e rafineris, naftetari Artan Voshtina, banues ne Fier. Artani la pas bashkshorten dhe dy femijet e tij i la ne nje kohe, qe ata kane shume nevoj per Artanin. Sot, pasi u kthye nga protesta, i trishtuar, i merzitur i stresuar, zemra e tij nuk duroi me. Teknolog specialiste prej shume vitesh, ne uzine, i pa paguar dhe i keq trajtuar si shume kolege te tij te punes.

 I perkushtuar per punen ,shoqerine dhe familjen e tij. Ky shtet, kjo qeverri e korruptuar, keta bandite dhe hajdut, kontribuan, shume forte, per fatin e tij te ,trishte. Ngushullime te sinqerta dhe te ndjera familjes. Ngushullime , edhe ju kolege, te punes, te Artanit protestues dhe greviste te urise. Mos e harroni Artan Voshtinen, protestoni edhe per Artanin, protestoni pa u ndaluar per familjen dhe femijet e tij. Ata kane shume nevoj sot, per ndihmen e te gjitheve”, shkruan Baçi.

Grevistët kërkojnë të marrin 27 pagat e prapambetura, pasi kanë punuar për 2 vite pa paguar, vetëm të detyruar nga ligji që i dënon në rast se e braktisin. Kjo grevë urie ka sjellë edhe reagime nga ana e opozitës dhe e Avokatit të Popullit. Dy përfaqësues të Avokatit të Popullit, vizituan dje grevistët e Poçemit dhe ata të Ballshit, ku dëgjuan ankesat e grevistëve, të cilët kërkojnë marrjen e pagave të prapambetura. Tek ata ka shkuar edhe ish-deputeti i PD-së Luan Baçi dhe ka deklaruar se pushtetarët i kanë lënë në mëshirë të fatit dhe se askush nuk pyet për ta. Ndërsa, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u bëri thirrje strukturave të LSI-së në Fier që t’u qëndrojnë pranë punëtorëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë dje administratori dhe partneri i Shoqërive “Tosk Energji” SHA dhe “Byllis Energji” SHA, Blerim Hoxha, ka njoftuar se, duke marrë parasysh gjendjen e naftëtarëve,  shoqëria do të paguajë së shpejti 3 paga. Rafineria e Ballshit e administruar nga kompania “Tosk Energji” është mbyllur që në muajin shtator.  Naftëtarët dolën disa herë në protestë në Fier, ku kërkuan që të merrnin pagat e tyre, por u dëgjuan  nga autoritetet. Janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë. Bankers në një reagim pas mbylljes së rafinerisë, e ka hedhur fajin tek ‘Tosk Energji’, ku u shpreh se kjo kompani ka shkelur disa herë kontratat çka e ka vënë atë në pozitë të vështirë për sasinë e naftës gjendje e cila ka kaluar më pas për eksport.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment