Bota

Australi/ Mijëra njerëz protestojnë kundër aktit terrorist në Zelandën e Re

16 Mars 2019, 14:16 Nga DOSJA
Australi/ Mijëra njerëz protestojnë kundër aktit terrorist

Melburn- Mëngjesin e sotëm, mijëra njerëz u bashkuan në një miting antifashist në Melburn, për ndalimin e islamofobisë pas masakrës në Zelandën së Re, ku mbetën të vrarë 49 persona në një xhami nga akti terrorist i Brenton Tarrant.

Lutjet që u lexuan dhe lotët që u derdhën për viktimat gjatë mitingut jashtë ambjenteve të Bibliotekës shtetërore të Viktorias, të cilët u ngritën në solidaritet me fenë islame.

Organizatorja e këtij mitingu, Jasmine Ali tha për Daily Mail se i gjithë shteti i Australisë ishte i kënaqur me pjesmarrjen në miting. Ajo tha se ishte e mrekullueshme të shihje njerëz të të gjitha moshave, me prejardhje dhe kombësi të ndryshme qëndrojnë krah për krah në rrugë dhe tregojnë mbështetjen e tyre. Ajo tha se qëndrojnë së bashku kundër racizmit dhe po bëjnë thirrje për t’i dhënë fund retorikës raciste të qeverisë dhe politikave që kanë çuar në sulme të dhunshme.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota masakra ne zelanden e re protestat ne mbeshtetje te fese islame protestat ne melburn masakra ne zelanden e re protestat ne mbeshtetje te fese islame protestat ne melburn

Sondazh

Poll