Politike

Dëshira e Braçes për Tiranën/ Berisha: Nuk komentoj problemet e partisë së krimit

Kryedemokrati theksoi se kjo parti kaloi nga pluralizmi në krim, duke theksuar se tashmë në duart e Ramës është një parti e mirëfilltë krimi. 

4 Prill 2026, 13:47 Nga I.A
Dëshira e Braçes për Tiranën/ Berisha: Nuk komentoj
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se Erion Braçe është përfaqësuesi i një partie që është zhdukur pa nam e nishan. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Berisha është pyetur në lidhje me dëshirën e kandidimit të Braçes për bashkinë Tiranë.

Kryedemokrati theksoi se kjo parti kaloi nga pluralizmi në krim, duke theksuar se tashmë në duart e Ramës është një parti e mirëfilltë krimi. 

'Lidhur me deklaratën e Braçës, Braçe mbahet si përfaqësuesi i një partie që është zhdukur pa nam e nishan. Në fakt nuk është zhdukur, por ka marrë trajtën e saj të re. Se kjo parti është themeluar në krim. Se kjo parti kaloi në pluralizëm në krim dhe tani në duart e Edi Ramës kjo është një parti e mirëfilltë krimi. Ndaj dhe më mirë të mos komentoj për problemet e tyre. PD pa diskutim që do u ofrojë qytetarëve, dhe kur të hapë diskutimet në mënyrë transparente kandidaturën më të shkëlqyer. Do bëjë gjithçka për një front më të gjerë me të gjithë opozitën dhe t’i rikthejë kryeqytetin qytetarëve. Ta nxjerrë nga kthetrat e mafies më të tmerrshme që Tirana ka njohur në jetën e saj gjer sot,' tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll