Politike

Përplasja me Spiropalin gjatë mbledhjes, Rama shënjestron sërish mediat: 7 orë mbledhje, bënë lajm ça i thashë unë njërit dhe tjetrës 

Gjatë një takimi me socialistët, Rama ka shënjestruar të gjitha mediat që e kanë publikuar këtë lajm.

4 Prill 2026, 13:19 Nga I.A
Përplasja me Spiropalin gjatë mbledhjes, Rama shënjestron
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar lajmët e publikuara nga mediat në lidhje me përplasjen që ka patur me deputeten Elisa Spiropali gjatë mbledhjes së fundit të grupit parlamentar. Gjatë një takimi me socialistët, Rama ka shënjestruar të gjitha mediat që e kanë publikuar këtë lajm.

Po ashtu, Rama theksoi se problemi në këtë gjë është kur përhapen gjysëm të vërtetat, që sipas tij janë gësheshtra të mëdha. 

'Qëndruam në atë mbledhje nga ora 11 deri në 6 pasdite, faktikisht kemi qenë 7 orë mbledhje. Në ato 7 orë mbledhje dhe nga të gjitha ato diskutime bëmë, mediat, s’po flas këtu për portalet, pasqyrat dhe tenxherat e vogla, por po flas për mediat kombëtare, lajm kryesor bënë ça i thashë unë njërit, ça i thash tjetrës…ku populli e njerëzit e ku mediat dhe lajmi. Mirëpo, ky shembull që solla nuk ka ndonjë problem, por problemi është kur përhapen gjithëfarëlloj gjysmë të vërtetash që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha,' tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll