Politike

“Kemi hapur negociatat brenda 11 muajve“/ Rama: E refuzoj me neveri kur thonë që është rritur korrupsioni

Gjatë fjalës së tij në takim me socialistët, Rama theksoi se e refuzon këtë narrativë të opozitës pasi faktet flasin për rritje të ekonomisë dhe turizmit.

4 Prill 2026, 13:23 Nga I.A
“Kemi hapur negociatat brenda 11 muajve“/ Rama: E refuzoj me neveri
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur indirekt akuzave të PD-së për rritje të nivelit të korrupsionit në 13 vitet e qeverisjes socialiste. Gjatë fjalës së tij në takim me socialistët, Rama theksoi se e refuzon këtë narrativë të opozitës pasi faktet flasin për rritje të ekonomisë dhe turizmit.

Po ashtu, Rama deklaroi se qeveria brenda 11 muajve kanë hapur të gjitha negociatat për anëtarësimin e vendit në BE. 

“Kemi hapur të gjithë kapitujt e negociatave për 11 muaj, asnjë vend nuk e ka bërë këtë më parë. Por duhet të kuptojmë që jemi vetëm në këtë betejë. Sepse gjithë të tjerët që nuk janë anëtarë apo mbështetës të PS janë kundër nesh. Janë kaq të verbër saqë ngatërrojnë interesin kombëtar dhe të shfrytëzojmë këtë moment historik për rrugën në BE. Kemi fituar respekt, besim e kemi vënë Shqipërinë në një tjetër pozicion dhe në të njëjtën kohë kemi rritur ekonominë. Pagat i kemi rritur në mënyrë sistematike dhe tani kemi nisur të paguajmë edhe vjetërsinë në punë. Mësuesit, mjekët, ushtarakët, punonjësit e policisë po ashtu paguhen për vjetërsi në punë. Kush thotë është rritur korrupsioni, është një gënjeshtër e madhe. Po të ishte rritur korrupsioni, nuk do rritej ekonomia, nuk do rritej pensioni, dhe unë e refuzoj me neveri këtë narrativë që nuk dinë të thonë asgjë tjetër vetëm vjedhje vjedhje, sepse po të ishte kështu nuk do ndodhnin ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur”, tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll