Politike

Berisha: Opozita ka nisur punën për zgjedhjet lokale, kandidatët do të shpallen më herët se zgjedhjet e kaluara

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Berisha theksoi se kandidatët për bashkitë do të shpallen më herët se zgjedhjet e kaluara.

4 Prill 2026, 12:59 Nga I.A
Berisha: Opozita ka nisur punën për zgjedhjet lokale, kandidatët
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se opozita ka nisur tashmë punën për zgjedhjet vendore. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Berisha theksoi se kandidatët për bashkitë do të shpallen më herët se zgjedhjet e kaluara.

'Opozita ka filluar punën dhe së shpejti përfundon procesin e analizës dhe zgjedhjeve brenda partisë. Ndërkohë që po mendohet, po punohet edhe për zgjedhjet lokale. Pra nuk do jenë dy muaj përpara, ju siguroj do të jenë shumë më herët se zgjedhjet e fundit dhe ne do të bëjmë gjithçka për kandidaturat më të mira,' tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll