Aktualitet

“Greva e naftëtarëve”, Sindikata Botërore e Industrisë letër qeverisë: Detyroni kompaninë të shlyejë 27 pagat e pra

23 Shkurt 2020, 17:21 Nga DOSJA
“Greva e naftëtarëve”, Sindikata Botërore e

TIRANË- Sindikata Globale e Industrisë dhe Sindikata Evropiane e Industrisë i kërkojnë qeverisë shqiptarë të ndërhyjë dhe të detyrojë kompaninë “Tosk Energy” të shlyejë pagat e prapambetura të 27 muajve për punëtorët e rafinerisë së Ballsh që prej 10 ditësh janë në grevë urie.

Ka qenë Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë KSSH që ka vënë në dijeni për problemin e punonjësve të stacionit të Pompimit në Poçem që kanë 27 paga të prapambetura dhe prej 11 ditësh janë në grevë urie si dhe për naftatarët e Ballshit që kanë tre paga të prapambetura dhe prej 7 ditësh kanë nisur grevën.

LETRA E PLOTË

Ne po ju shkruajmë këtë letër në emër të Sindikatës Globale IndustriAll dhe Sindikatës Europiane IndustriAll Europe, të dyja përfaqësojnë miliona punëtorë në Miniera, Energji dhe Industrinë Prodhuese në Europë dhe në të gjithë botën, duke përfshirë punëtorët e Naftës dhe Gazit, i bëjmë thirrje Qeverisë Shqiptare të ndërhyjë me Energjinë Tosk/Byllis në Rafinierinë e Naftës në Ballsh që të sigurojë pagesë të plotë për pagat e papaguara të gjithë punëtorëve të Naftës.

Ne e kuptojmë që punëtorët nuk janë paguar për 27 muaj radhazi. Ne e gjejmë këtë situatë të papranueshme. Kjo është një shkelje e qartë e ligjit kombëtar të punës dhe standardeve Ndërkombëtare kryesore të punës. Prandaj, ne ju kërkojmë që të ndërhyni me Energjinë Tosk/Byllis në Rafinierinë e Naftës në Ballsh që të marrin pagat e papaguara dhe t’u garantohet respekt i të drejtave themelore të punës të tyre. Ne jemi në pritje të pergjigjes dhe veprimit tuaj të shpejtë.

Grevistët kërkojnë të marrin 27 pagat e prapambetura, pasi kanë punuar për 2 vite pa paguar, vetëm të detyruar nga ligji që i dënon në rast se e braktisin. Kjo grevë urie ka sjellë edhe reagime nga ana e opozitës dhe e Avokatit të Popullit. Dy përfaqësues të Avokatit të Popullit, vizituan dje grevistët e Poçemit dhe ata të Ballshit, ku dëgjuan ankesat e grevistëve, të cilët kërkojnë marrjen e pagave të prapambetura. Tek ata ka shkuar edhe ish-deputeti i PD-së Luan Baçi dhe ka deklaruar se pushtetarët i kanë lënë në mëshirë të fatit dhe se askush nuk pyet për ta. Ndërsa, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u bëri thirjre strukturave të LSI-së në Fier që t’u qëndrojnë pranë punëtorëve.

Ndërkohë dje administratori dhe partneri i Shoqërive “Tosk Energji” SHA dhe “Byllis Energji” SHA, Blerim Hoxha, ka njoftuar se, duke marrë parasysh gjendjen e naftëtarëve,  shoqëria do të paguajë së shpejti 3 paga. Rafineria e Ballshit e administruar nga kompania “Tosk Energji” është mbyllur që në muajin shtator.  Naftëtarët dolën disa herë në protestë në Fier, ku kërkuan që të merrnin pagat e tyre, por u dëgjuan  nga autoritetet. Janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë. Bankers në një reagim pas mbylljes së rafinerisë, e ka hedhur fajin tek ‘Tosk Energji’, ku u shpreh se kjo kompani ka shkelur disa herë kontratat çka e ka vënë atë në pozitë të vështirë për sasinë e naftës gjendje e cila ka kaluar më pas për eksport.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet naftetaret e ballshit ne greve urie sindikata evropiane e industrisë sindikata globale e industrisë naftetaret e ballshit ne greve urie sindikata evropiane e industrisë sindikata globale e industrisë

Sondazh

Poll