Politike

PS kërkesë për përjashtimin nga Kuvendi deputetëve të opozitës, Flamur Noka dhe Elda Hoti

Kjo kërkesë vjen pnjë ditë pasi, deputetja Elda Hoti i hoqi kartën deputetes Bora Muzhaqi për t’i ndërprerë fjalën teksa opozita kishte bllokuar foltoren.

3 Prill 2026, 14:00 Nga D.S

PS kërkesë për përjashtimin nga Kuvendi deputetëve

TIRANË- Partia Socialiste këtë të premte ka depozituar në Kuvend kërkesën për përjashtimin nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare të sekretatit të Përgjithshëm të PD-së, Flamur Nokës dhe deputetes demokrate, Elda Hoti.

Kjo kërkesë vjen një ditë pasi, deputetja Elda Hoti i hoqi kartën deputetes Bora Muzhaqi për t’i ndërprerë fjalën teksa opozita kishte bllokuar foltoren.

Balla më pas u ngrit në këmbë dhe debatoi me deputeten Hoti. Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi për shkak të situatës ndërpreu seancën për pesë minuta. Në momentin kur kamerat kanë qenë fikur, mësohet se Noka ka hedhur një shishe uji në drejtim të Ballës./Dosja.al

taulant balla elda hoti flamur noka

Sondazh

Poll