3 Prill 2026, 13:45
Nga I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës Erion Veliaj ka nisur të flasë në seancën në themel që po mbahet në Gjykatën Administrative në gjyqin ndaj emërimit si prokuror të Olsi Dados. Në fjalën e tij para gjykatës, Veliaj theksoi se nuk kërkon mëshirë dhe se fokusi i tij është te puna e bërë në drejtimin e Bashkisë së Tiranës.
Veliaj vuri në pikëpyetje edhe mënyrën se si është ndjekur çështja ndaj tij, duke deklaruar se është kallëzuar nga një person anonim. Ai shtoi se gjatë procesit ka konstatuar shkelje procedurale, duke përmendur vonesën në regjistrimin e procedimit.
”Nuk jam këtu për mëshire, as për dramën e familjes time, se çfarë i ka shkaktuar ai familjes time. Jam këtu për të treguar çfarë i shkaktoi kjo Bashki e Tiranës, kur shikoj njerëz që s’kanë mbaruar magjistraturën dhe arrestojnë njerëz. Jam i vetmi njeri që jam arrestuar nga dikush që nuk ekziston. Nesti Angoni nuk ekziston. Unë jam kallëzuar për inceneratorët. Dje fitova gjyqin për shpifje, me italianin. Kam frikë se e gjitha kjo është një intrigë.
Ku ka dëmtuar Erjon Veliaj në punën e vet? Ajo që më ngacmoi të bëja këtë padi, është i vetmi rast që afati 2-javor për të regjistruar një procedim nuk është regjistruar pas 7 muajsh, kur afati ishte 15 ditor. Kërcej shumë gjëra në këtë proces, ky është një sikaroi që ka marrë këtë gjë në dorë, kjo s’ka lidhje me SPAK apo me reformën në drejtësi. 7 muaj regjistrim procedimi dhe më pas 1 vit tjetër regjistrimi i emrit tim. Më është bërë një veting i jetës sime. Më është hequr jeta kur kam qenë tek Mjaft në 2004”, tha Veliaj./Dosja.al
Politike
3 Prill 2026, 13:38
D.S
TIRANË- Në gjykatën Administrative po zhvillohet seanca ndaj prokurorit Ols Dado i cili mësohet se nuk është i pranis...
Politike
3 Prill 2026, 13:28
I.A
Sali Berisha
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri një denoncim të fortë duke thënë se dy javë më ...
Politike
3 Prill 2026, 13:23
I.A
TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kërkon përjashtimin nga Parlamenti për 60 ditë të Taulant Ballës. N&eu...
Politike
3 Prill 2026, 13:21
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha bëri thirrje edhe për protestën e paralajmëruar më 17 prill, të cil...
Politike
3 Prill 2026, 13:19
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se Partia Demokratike ka bërë vetëm transparencë në lidhje...
Politike
3 Prill 2026, 13:13
I.A
BRUKSEL- Në Ambasadën e Shqipërisë në Belgjikë u inaugurua Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë BE–Belgjikë&ndas...
Politike
3 Prill 2026, 13:06
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për mashtrim lidhur me raportin IBAR dhe ecu...
Politike
3 Prill 2026, 13:04
D.S
TIRANË- Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka mbërritur në Gjykatën Administrative. Nga pamjet ai shihet me pran...
Politike
3 Prill 2026, 12:52
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka sulmuar nismën e përbashkët mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dh...
Politike
3 Prill 2026, 12:43
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se procesi i integrimit të Shqipëria drejt Bashkimi Evropian ...