Politike

"Kërkoj një proces real brenda partisë"/ Braçe: Lajmin nga mbledhja e asamblesë së njësisë nr. 1 nuk e kam nxjerrë unë

Ai tha se lajmin për Kandiduarën për kryetar bashkie në Tiranë donte që të mbetej brenda partisë, teksa theksoi se nuk dëshiron që t'i shkaktojë edhe një tarumë tjetër PS. 

2 Prill 2026, 21:36 Nga E.d
"Kërkoj një proces real brenda partisë"/ Braçe:
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka deklaruar se kërkon një proces real brenda partisë, ndryshe nga ai i shtatorit të vitit të kaluar. Duke folur për “Top Story”, Braçe tha se lajmin nga mbledhja e asamblesë së njësisë nr. 1 nuk e kam nxjerrë ai.

Ai tha se lajmin për Kandiduarën për kryetar bashkie në Tiranë donte që të mbetej brenda partisë, teksa theksoi se nuk dëshiron që t'i shkaktojë edhe një tarumë tjetër PS. 

“Nëse ka një proces të lirë dhe të hapur, pa trysni dhe pa ndikim nga presidiumet, patjetër. Lajmin nga mbledhja e asamblesë së njësisë nr. 1 nuk e kam nxjerrë unë. Doja që të mbetej brenda partisë, sepse nuk mendoj se duhet t’i shkaktojmë një traumë PS-së në këtë moment, pasi ka mjaft probleme.

Askush nuk mund të më besojë se jam i pavarur pas 30 vitesh si deputet i PS-së. Unë kërkoj një proces real brenda partisë, ndryshe nga ai i shtatorit të vitit të kaluar, që ishte vetëm një njoftim. Unë jam socialist. Nëse nga ky proces del një kandidat tjetër, patjetër që duhet të jetë ai/ajo që përfaqëson PS-në, siç është rasti i Manastirliut”, tha ai./Dosja.al

erion braçe ps proces

Sondazh

Poll