Sport

E fundit… Presidenti Gravina jep dorëheqjen; zgjedhjet e reja më 22 qershor për kreun e ri të Federatës Italiane të Futbollit

Njoftimi erdhi menjëherë pas fillimit të mbledhjes në selinë e FIGC-së në Romë. Presidenti i ri federal do të zgjidhet më 22 qershor.

2 Prill 2026, 15:31 Nga DOSJA

E fundit… Presidenti Gravina jep dorëheqjen; zgjedhjet e reja

ITALI - Gabriele Gravina, president I Federatës Italiane të Futbollit ka njoftuar dorëheqjen e tij. Ky është lajmi që vjen nga selia e FIGC-së në Romë. Në fillim të takimit, Gravina njoftoi qëllimin e tij për të dhënë dorëheqjen.

Në të njëjtën kohë, ish-lideri i futbollit italian shpalli zgjedhjet për të zgjedhur një president të ri të federatës më 22 qershor.

Ky është një hap i ndërmarrë pas katastrofës në Zenica, ku kombëtarja italiane nuk arriti të kualifikohej për Kupën e Botës për herë të tretë radhazi.

Favoritët për ta pasuar atë janë Giovanni Malagò dhe Giancarlo Abete, megjithëse emërimi zyrtar mund të duhet të presë për takimin e Këshillit Federal të planifikuar për pas Pashkëve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll