PSG nuk ka lidhje me të tjerat, Marseja e ndjek, ja pagat mesatare në Ligue 1…
FRANCE - Kampionët evropianë janë në një ligë tjetër. Me një pagë mesatare bruto prej 650.000 eurosh pë...
Mesfushori sulmues i Trabzonsporit, Ernest Muçi, ka dhënë një sinjal të fortë përpara derbit ndaj Galatasaray-t, duke deklaruar se është i gatshëm të luajë, pavarësisht dëmtimit që ka pësuar me Kombëtaren kuqezi.

TURQI - Sulmuesi shqiptar, i cili u largua nga grumbullimi I Kombëtares kuqezi me një problem fizik, ka treguar vendosmërinë e tij për të qenë në fushë në një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit për skuadrën e Trabzonsporit.
Sipas raportimeve, Muçi ka pësuar një edemë në pjesën e pasme të kofshës. Në bisedat me stafin mjekësor dhe atë teknik, ai ka pranuar rrezikun, duke këmbëngulur për aktivizimin në derbi.
Dëmtimi pas ndeshjes me Poloninë
Ernest Muçi ishte rikthyer te kuqezinjtë e Shqipërisë falë formës së mirë me klubin dhe u aktivizua si zëvendësues në gjysmëfinalen e “play-off”-it ndaj Polonisë. Një ditë më pas, ai ndjeu dhimbje në kofshën e djathtë dhe ekzaminimet mjekësore konfirmuan një ënjtje në nivel muskuli.
Për këtë arsye, 25-vjeçari u la jashtë listës për ndeshjen miqësore ndaj Ukrainës, duke nisur një periudhë rikuperimi disaditore. Të paktën kështu u tha nga FSHF-ja.
“Është ndeshja më e rëndësishme e sezonit”
Pas rikthimit në Trabzon, gjendja e Muçit është përmirësuar, ndërsa lojtari ka qenë i qartë në qëndrimin e tij. Në një bisedë me stafin, ai është shprehur: “Do të luaj në derbi me çdo kusht. Është ndeshja më e rëndësishme e sezonit. Dua të jem në fushë për të ndihmuar skuadrën dhe për t’u dhënë tifozëve një fitore të madhe.”
Në pritje të rikthimit në stërvitje
Aktualisht, Muçi po vazhdon fazën e rikuperimit. Pritet që në ditët në vijim ai të rikthehet në stërvitje taktike, ndërsa stafi mjekësor po monitoron nga afër gjendjen e tij. Në kampin e Trabzonsporit shpresojnë që prania e tij në fushë të rrisë ndjeshëm forcën sulmuese të ekipit, megjithatë vendimi përfundimtar do të merret në bazë të gjendjes fizike të lojtarit përpara sfidës.
B.T (Dosja.al)
FRANCE - Kampionët evropianë janë në një ligë tjetër. Me një pagë mesatare bruto prej 650.000 eurosh pë...
ANGLI - Thomas Tuchel tha se vendi i Phil Foden në skuadrën e Anglisë për Kupën e Botës "nuk është i garantuar", pasi ...
KANADA - Çmimet e biletave për ndeshjen Kanada - Bosnje-Hercegovinë më 12 qershor, ndeshja e parë e kombëtares kanadeze në...
Chelsea është klubi anglez që u pagoi më shumë para agjentëve gjatë sezonit 2025-2026 ANGLI - Chelsea është n&...
SPANJE - Dikur i cilësuar si një talent i madh, Pape Cheikh Diop humbi gjithçka në moshën 28 vjeç. "Rreth tre vjet m&...
Ermedin Demirovic me ngjyrat e Shtutgartit BOSNJE - Në prag të finales së play-off-it midis Bosnjë-Hercegovinës dhe Italisë, ...
BOSNJE - Një ditë pas humbjes së Italisë, e cila shënoi eliminimin e tretë radhazi nga Kupa e Botës, doli në pah nj&eu...
TIRANE - Java e 30-të e Kategorisë Superiore do të luhet në tri ditë. Ajo do të ngrejë siparin të premten në mbr&...
ITALI - Shenjat e fundit tregojnë në një drejtim: presidenca e Gravinës tani po mbaron dhe takimi me udhëheqësit federal&eu...
Nga Endi Tufa TIRANE - Fërshëllima e fundit në ndeshjen ndaj Ukrainës në Valencia (1-0) nuk kishte peshën e një eliminimi, s...