Chelsea e para, Aston Villa dhe Man.City në podium: pagesat e agjentëve në Premier...
Chelsea është klubi anglez që u pagoi më shumë para agjentëve gjatë sezonit 2025-2026 ANGLI - Chelsea është n&...
Çmimet e biletave për ndeshjen Kanada-Bosnjë më 12 qershor janë rritur ndjeshëm në tregun e rishitjes, duke arritur në 130.766 dollarë kanadezë.

KANADA - Çmimet e biletave për ndeshjen Kanada - Bosnje-Hercegovinë më 12 qershor, ndeshja e parë e kombëtares kanadeze në Kupën e Botës 2026, janë rritur ndjeshëm në tregun e rishitjes, duke arritur në 130.766 dollarë kanadezë (94.197 dollarë amerikanë ose 81.126 euro) për biletën më të shtrenjtë.
Bileta më e lirë deri më sot në StubHub Canada, një nga kompanitë kryesore të rishitjes së biletave sportive dhe të koncerteve në vend, kushton 2.961 dollarë për një vend në tribunën veriore të stadiumit BMO Field të Torontos, i cili do të riemërtohet Toronto Stadium për Kupën e Botës.
Aktualisht, me tregun e rishitjes së biletave të FIFA-s të mbyllur deri të enjten, e vetmja mënyrë që tifozët të blejnë bileta për ndeshjen hapëse Kanada - Bosnjë-Hercegovinë në Kupën e Botës 2026 është përmes platformave të rishitjes si StubHub.
Bosnja-Hercegovina siguroi vendin e saj në Kupën e Botës 2026, e cila do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada, të martën duke mposhtur Italinë 4-1 pas penalltive, pasi koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1.
Edhe pse Toronto ka një komunitet të madh me origjinë italiane, humbja e ‘Azzurrëve’, të cilët nuk kanë qenë të pranishëm në një Kupë Bote që nga viti 2014, nuk duket se e ka zvogëluar interesin e tifozëve për të parë ndeshjen më 12 qershor në stadiumin e Torontos.
Kanadaja dhe Bosnje-Hercegovina do të garojnë në Grupin B, ku përfshihen edhe Zvicra dhe Katari. Analistët kanadezë besojnë se humbja e Italisë rrit shanset e Kanadasë për të avancuar në raundin e dytë të garës.
B.T (Dosja.al)
Chelsea është klubi anglez që u pagoi më shumë para agjentëve gjatë sezonit 2025-2026 ANGLI - Chelsea është n&...
SPANJE - Dikur i cilësuar si një talent i madh, Pape Cheikh Diop humbi gjithçka në moshën 28 vjeç. "Rreth tre vjet m&...
Ermedin Demirovic me ngjyrat e Shtutgartit BOSNJE - Në prag të finales së play-off-it midis Bosnjë-Hercegovinës dhe Italisë, ...
BOSNJE - Një ditë pas humbjes së Italisë, e cila shënoi eliminimin e tretë radhazi nga Kupa e Botës, doli në pah nj&eu...
TIRANE - Java e 30-të e Kategorisë Superiore do të luhet në tri ditë. Ajo do të ngrejë siparin të premten në mbr&...
ITALI - Shenjat e fundit tregojnë në një drejtim: presidenca e Gravinës tani po mbaron dhe takimi me udhëheqësit federal&eu...
Nga Endi Tufa TIRANE - Fërshëllima e fundit në ndeshjen ndaj Ukrainës në Valencia (1-0) nuk kishte peshën e një eliminimi, s...
SHBA - Pasi kishte stërvitur Luka Modricin te Real Madridi, Carlo Ancelotti u takua përsëri me mesfushorin këtë të...
SHBA - Pas fitores 2-0 të Portugalisë kundër SHBA-së, Mauricio Pochettino pranoi se skuadra amerikane do të duhet të m...
SPANJE - Policia katalanase ka hapur një hetim për "britmat islamofobike dhe ksenofobike" gjatë ndeshjes midis Spanjës dhe Egjiptit të ...