Politike

“Punët e Shqipërisë”! Zbardhen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat: Tu jepet fund punësimeve nepotike

Gjatë mbledhjes, Kryeministri u ka kërkuar që të jenë aktiv në mënyrë intensive si në media ashtu edhe në rrjete sociale.

28 Mars 2026, 17:20 Nga E. D
“Punët e Shqipërisë”! Zbardhen porositë e
Edi Rama në mbledhje

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga mbledhja me dyer të mbyllura e kryeministrit Edi Rama me qeverinë. Mësohet se Rama ka kërkuar nga bashkitë hartimin e një plani të qartë për procesin e legalizimeve si dhe t’i jepet fund punësimeve nepotike në administratë. Gjatë mbledhjes, Kryeministri u ka kërkuar që të jenë aktiv në mënyrë intensive si në media ashtu edhe në rrjete sociale.

Pas përcaktimit të detyrave si në qeveri ashtu edhe në parti, Rama u ka kërkuar deputetëve, ministrave dhe drejtuesve politikë që të nisin takimet me qytetarët në të gjitha bashkitë e vendit, nën moton “Punët e Shqipërisë”.

Po ashtu kryebashkiakët socialistë pritet të zhvillojnë takime me qytetarët, lidhur mbi premtimet e bëra dhe realizimin e tyre, përpara se të kërkojnë një mandat të ri në zgjedhjet vendore./Dosja.al

edi rama partia socialiste

Sondazh

Poll