Politike

Berisha: PS si parti e krimit, po rikthehet në origjinën e saj, pasi është themeluar mbi vrasjet, pritat, pengmarrjet 

Në një bashkëbisedim me qytetarët, Berisha akuzoi PS-në për përfshirje në krim, drogë dhe dhunë, dhe bëri thirrje për largimin e saj nga pushteti.

28 Mars 2026, 13:50 Nga I.A
Berisha: PS si parti e krimit, po rikthehet në origjinën e saj, pasi
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, deklaroi se Partia Socialiste po degradon dhe po rikthehet tek “origjina e saj”, që sipas tij u themelua mbi vrasje, prita dhe pengmarrje. Në një bashkëbisedim me qytetarët, Berisha akuzoi PS-në për përfshirje në krim, drogë dhe dhunë, dhe bëri thirrje për largimin e saj nga pushteti.

"Ajo që mund të them është, se degradimi i PS-së në një parti krimi është rikthimi i saj në origjinë. Kjo parti është themeluar mbi krimin, mbi vrasjet, mbi pritat, mbi pengmarrjet dhe kjo parti sot është rikthyer tek pengmarrjet, tek droga, tek krimi, tek thikat. Ndaj dhe të bëjmë gjithçka për ta përzënë sa më shpejt nga pushteti," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll