28 Mars 2026, 13:15
Nga I.A

TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha foli për rritjen e çmimit të naftës nga Bordi i Transparencës. Në një komunikim ‘live’ me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha deklaroi se javën e ardhshme PD do të paraqesë paketën e saj për çmimet e karburanteve.
Për këtë Berisha kërkoi edhe reagim nga shqiptarët, duke u shprehur se duhen protesta si në fshat dhe në qytet.
"PD zotohet para shqiptarëve se, në Republikën e Shqipërisë nuk do të mund të shitet kurrë litër nafte më shtrenjtë se në Kosovë dhe në Maqedoni, ku çmimi është 60% më i ulët se në Shqipëri. Pra, ne e ndjekim me shumë shqetësim situatën dhe unë i ftoj shqiptarët të reagojnë ndaj naftës e cila është një nga faktorët më ndëshkues të atyre qindra, mijëra familjeve që kanë vetura, por dhe të atyre që nuk kanë vetura. Ata që kanë vetura marrin naftën me çmim të njëjtë, ose dhe pak më të shtrenjtë se sa Zvicra dhe Suedia. Ndërkohë që rrogat në Zvicër dhe Suedi janë 6 herë më të larta se sa rrogat e tyre.
Ngrihuni qytetarë, mos pranoni këtë ndëshkim i cili shpreh dhe një urrejtje, se Edi Rama këtë e ka bërë se, këta kanë dhe të ua marrim. Sigurisht që ata kanë pak më shumë se të tjerët, por ti nuk mund ti ndëshkosh ata në këtë mënyre. Nuk mund ti vësh naftën tij, se pse ka një veturë ai, me të njëjtin çmim me Zvicrën e cila ka rrogat 6-8 herë më të larta. Por nafta nuk ndikon vetëm tek ata që kanë vetura. Nafta ndikon nëpërmjet rritjes së çmimit të transportit tek çdo qytetar.
Nafta nëpërmjet rritjes së çmimit të transportit, ndikon në çmimin e çdo produkti ushqimor dhe jo ushqimor që transportohet. Nafta ndikon në koston e çdo prodhimi bujqësor, për shkak se të gjitha imputet bujqësore kanë bazë naftën.
Pra nafta është një ndëshkim mbarë qytetarë. Dhe unë ftoj qytetarët të ngrenë zërin e tyre, të ngrihen në revoltën e tyre.
I garantoj se, ne do të vendosim atë regjim fiskal i cili bën të mundur që nafta në Shqipëri të shitet njëlloj si në Kosovë dhe Maqedoni e asnjë qindarkë më shtrenjtë. Kemi përgatitur paketën dhe javën që vjen e paraqesim edhe njëherë para publikut. Ekspertët dhe specialistët dhe deputetët tanë kanë punuar dhe do ju njohin me të. Por ama kjo kërkon edhe reagim qytetar. Kjo kërkon që para se të detyrohen të kalojnë te parmenda se nuk e prenoton dot traktorin apo autokombajnën, fermeri të dalë të bllokojë rrugët, qytetari të dalë me makinë e tij të bllokojë rrugët, të protestoje. Qytetari të protestojë për çmimet që rriten. Pra kërkon një reagim mbarë qytetarë dhe unë jam i bindur që kjo do ndodhë," tha Berisha./Dosja.al
sali berisha
Politike
28 Mars 2026, 13:05
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Sali Berisha deklaroi se ligji i Korporatës së Investimeve Strategjike, i miratuar nga qeveria e Edi Rama, n...
Politike
28 Mars 2026, 13:00
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Sali Berisha deklaroi se nëse PD vjen në pushtet, akti i parë do të jetë vendosja e minimumit...
Politike
28 Mars 2026, 12:54
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së Sali Berisha tha se kryeministri Edi Rama ka lobuar te racistët në BE që ta stigmatizojn&eum...
Politike
28 Mars 2026, 12:40
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së sotme që ka bërë me qeverinë dhe deputetët, ka preza...
Politike
28 Mars 2026, 12:11
I.A
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka lajmëruar sot protestën e madhe kombëtare që do të mbajë opozita në Tiran&e...
Politike
28 Mars 2026, 08:23
I.A
TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të mbledh ditën e sotme Grupin Parlamentar si dhe qeverinë. Mbledhja do të nis në orë...
Politike
27 Mars 2026, 20:31
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se për të bërë realitet programin e opozitës,&nbs...
Politike
27 Mars 2026, 20:13
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për grabitje të pasurive publike dhe ve&cc...
Politike
27 Mars 2026, 19:57
E. D
Albin Kurti, Emmanuel Macron
FRANCË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka biseduar për sigurinë e shtetit dhe raportet e vendit me S...
Politike
27 Mars 2026, 19:37
Blerina Gjoka
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë bëri publike të premten analizën e zbatimit të buxhetit të institucionit për vitin 2...