Politike

Berisha: Ligji i Korporatës së Investimeve Strategjike, dora e zezë e shtetit njësoj si te ligji i vitit 1946 

Në mesazhin e tij, Berisha nënvizoi nevojën për të mbrojtur vendin dhe pronën private nga ajo që e përshkroi si shfarosje nga “pushtuesi aktual”.

28 Mars 2026, 13:05 Nga I.A
Berisha: Ligji i Korporatës së Investimeve Strategjike, dora e
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Sali Berisha deklaroi se ligji i Korporatës së Investimeve Strategjike, i miratuar nga qeveria e Edi Rama, nuk ka kufizime në prona dhe e krahasoi me ligjet e vitit 1946, duke e cilësuar si plaçkitje të pronës private. Berisha u bëri thirrje qytetarëve të reagojnë dhe të mos heshtin, duke paralajmëruar se indiferenca ushqen diktaturat dhe të këqijat e mëdha.

Në mesazhin e tij, Berisha nënvizoi nevojën për të mbrojtur vendin dhe pronën private nga ajo që e përshkroi si shfarosje nga “pushtuesi aktual”.

"Faleminderit për pyetjen. Ke formuluar një pyetje shumë të drejtë. Dimensioni i dytë, më antiqytetar i këtij regjimi është plaçkitja e pronës private. E ke kapur shumë bukur. Unë të garantoj se ligji i Korporatës së Investimeve Strategjike, ligji i Edi Ramës nuk ka asnjë kufizim në prona krahasuar me ligjet e vitit 1946, të paraardhësve të tij, xhelatë të regjimit komunist. Është i njëjtë. Dora e zezë e shtetit shtrihet mbi çdo pronë, që i vë syrin Edi Rama apo baronët e tij të drogës. 
Ndaj dhe ne duhet të bëjmë gjithçka për t’i shkurtuar jetën këtij regjimi.

Por i dashur mik, është e domosdoshme të bindim çdo qytetar se, me heshtjen e tij, se me indiferencën e tij, është mbështetje e një regjimi që ndofta edhe ai vetë e urren. Sepse, në historinë e njerëzimit dhe të Shqipërisë, të këqijat, diktaturat nuk kanë dashtur asgjë më shumë se sa heshtjen e qytetarëve.  Shumica e heshtur është shtrati i nxehtë i diktaturave dhe të këqijave të mëdha. Ndaj dhe  ftoj çdo shqiptar, të thyejë heshtjen e tij, jo për të ndihmuar këtë apo atë parti, por para së gjithash, për të shpëtuar vendin nga kjo e keqe e madhe që po shfaros shqiptarët si asnjë pushtues tjetër, si asnjë fatkeqësi tjetër natyrore," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll