Politike

Berisha: Shumë shpejt do të fillojmë punën në zgjedhjen e kandidaturave për zgjedhjet e ardhshme lokale 

Në bashkëbisedim me qytetarët, Berisha u shpreh se procesi i brendshëm në PD po vijon paralelisht me përgatitjet për zgjedhjet.

28 Mars 2026, 13:40 Nga I.A

Berisha: Shumë shpejt do të fillojmë punën në zgjedhjen

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se shumë shpejt do të nisë puna për përzgjedhjen e kandidaturave për zgjedhjet e ardhshme lokale. Në bashkëbisedim me qytetarët, Berisha u shpreh se procesi i brendshëm në PD po vijon paralelisht me përgatitjet për zgjedhjet.

"Faleminderit për pyetjen. Natyrisht duhet të shpejtojmë, jam plotësisht dakord me ty, por siç e shikon dhe vetë Arbër, ne jemi detyruar që në këtë periudhë të kemi një veprimtari shumëplanëshe. Nga njëra anë, po zhvillohet analiza dhe zgjedhjet në PD. Mund të ju them se, ndonëse mediat i censurojnë se kanë urdhër, pasi partia tjetër nuk bën zgjedhje, por bën emërime si në shpellat e mafies, ato po ecin shumë mirë. 

Ndërkohë, po përpiqemi që të përqendrohemi dhe duhet të përqendrohem me të gjithë forcën tonë në organizim, sikundër protesta është arma kryesore e opozitës shqiptare kundër këtij regjimi. Ndërkohë ju garantoj se do të vazhdojmë. Çfarë ka një karakteristikë në këtë periudhë PD. Përpara merreshin gjërat një e nga një, tani koha nuk na lejon më, nuk kemi më atë luks dhe detyrohemi të operojmë njëkohësisht në shumë drejtime. Kështu që, shumë shpejt do të fillojmë punën për zgjedhjen e kandidaturave dhe zgjedhjet e ardhshme lokale," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll