Art&Argëtim

FOTO/ I dashuri iu mor i pandehur për vrasjen në ish-Bllok, Elvana Gjata me duart mbi kryq i lutet Zotit? Nuk harron setin e f

22 Shkurt 2020, 21:06 Nga DOSJA
FOTO/ I dashuri iu mor i pandehur për vrasjen në ish-Bllok, Elvana

TIRANË– Këngëtarja Elvana Gjata është shfaqur sërish në rrjetet sociale. Vetëm pak ditë pasi i dashuri i saj Ervin Mata u mor zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Tiranës në lidhje me vrasjen e ndodhur në ish-Bllok, ku viktimë mbeti Fabjol Gaxha, këngëtarja ka publikuar në profilin e saj në Instastory. Në dy postime të ndryshme, Gjata tregon se po realizon një set fotosh teksa drita bie mbi të.

Në një tjetër postim, këngëtarja shihet e veshur me bikini dhe e mbuluar me ujë deri tek gjoksi, në sy bie varësja në formë kryqi dhe duart e pozicionuara në formë lutjeje nga Elvana. Një foto kjo që nëkupton një lutje të këngëtares, mbase për të dashurin e saj?….

Prokuroria e Tiranës ka kopsitur dosjen hetimore për masakrën e 4 tetorit 2018 në lokal Monopol në zonën e ish-bllokut në Tiranë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se të pandehur janë marrë biznesmeni Ervis Martinaj, komandoja në arrati Merviol Bilo, si dhe i dashuri i këngëtares Elvana Gjata, Ervin Mata. Mata akuzohet për moskallëzim krimi, pasi sipas organit të akuzës ai ka ndihmuar komandon Merviol Bilo të arratisej. Akuzat më të rënda janë ngritur për komandon në arrati, truprojën e këngëtares Elvana Gjata, Merviol Bilo, i cili është shpallur në kërkim që prej 4 tetorit dhe ende nuk është arrestuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz elvana gjata ervin mata vrasja ne ish-bllok elvana gjata ervin mata vrasja ne ish-bllok

Sondazh

Poll