Art&Argëtim

PO NDODH! Rikthehet “Friends”, aktorët që thyen rekorde shikueshmërie do të vijnë në muajin maj, ja ku mund ta ndiqni

22 Shkurt 2020, 17:03 Nga DOSJA
PO NDODH! Rikthehet “Friends”, aktorët që thyen rekorde

TIRANË– Seriali “Friends” që ka bërë namin në të gjithë botën do të rikthehen sërish në ekran. Lajmi tashmë është konfirmuar zyrtarisht edhe nga vetë yjet e serialit, të cilët njihen në mbarë botën.

Kur kanë kaluar 15 vite nga përfundimi i serialit, kasti do të rimblidhet për një episod special që do të jetë pa skenar. Episodi do të transmetohet në shërbimin streaming të HBO, Max, në muajin maj të këtij viti. HBO Max ka siguruar të drejtën e autorit për 425 milionë dollarë.

Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc, Matthew Perry dhe David Schwimmer do të rikthehen të gjithë bashkë, për të risjellë humorin e tyre që kanë mbajtur e rimbajtur audiencën të mbërthyer pas ekranit.

Të gjithë aktorët kanë publikuar në llogaritë e tyre në Instagram posterin e episodit special me mbishkrimin: Po ndodh…! Seriali ‘Friends’ është transmetuar nga viti 1994 deri në 2004 në episode të ndarë në dhjetë sezone dhe kanë thyer rekorde shikueshmërie. Në Angli, Friends, është seriali i preferuar dhe më i shikuari në “Netflix”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz friends rikthehet seriali friends friends rikthehet seriali friends

Sondazh

Poll