Art&Argëtim

Dashuria e rrallë e sulmuesit të Kombëtares, gjeti dashurinë e jetës me një foto në “Facebook” nga mamaja e vajzës

22 Shkurt 2020, 10:42 Nga DOSJA
Dashuria e rrallë e sulmuesit të Kombëtares, gjeti dashurinë

TIRANË– Historia e dashurisë e sulmuesit të Kombëtares, Xhakomo Vrionit, është vërtet shumë e veçantë. Sulmuesi prej kohësh është në një lidhje me Sara Deljallisi, lidhje që vazhdon prej katër vitesh dhe që lulëzoi në rrjetet sociale. Mamaja e vajzës kishte postuar foton e Sarës në “Facebook”.

Kjo i ka bërë shumë përshtypje lojtarit. Gjatë një interviste për “Tuttomercatoweb”, vetë Sara shpjegon këtë dashuri: “Xhakomo pa një fotografi timen që e kishte publikuar mamaja në profilin e saj të “Facebook”. Fati e donte që ne kemi qenë edhe komshinj në Shqipëri, origjinën tonë. Pas fotos ai vendosi të më shkruajë dhe pas një kohe të shkurtër kemi vendosur që të takohemi. Ne nuk jetojmë bashkë akoma, por kur jemi të dy mundohem që të gatuaj vetë. Atje më ndihmon edhe Xhakomo, pasi ka pasion për gatimin. Çfarë bëj kur duhet ta tërheq Vrionin vetëm për vete? Makarona dhe proshutë, kjo është pika e tij e dobët”, është shprehur Sara.

(E.Ç/ Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz sara deljallisi xhakomo vrioni sara deljallisi xhakomo vrioni

Sondazh

Poll