Art&Argëtim

“Shumë trauma për vite me radhë”/ Vesa Luma tregon se është bullizuar: Në fakt isha mbyllur brenda në zemër, por më

22 Shkurt 2020, 08:20 Nga DOSJA

Këngëtarja shqiptare Vesa Luma ka treguar së fundmi se kur ka qenë fëmijë ajo është bullizuar. Për të bërë këtë rrëfim ajo u nxit nga video e një djali 9-vjeçar me nanizëm, Quaden, që iu luste nënës së tij t’i jepte një litar për të vrarë veten, pasi u ngacmua në shkollë.

“Edhe pse rasti im ishte shumë ndryshe nga fëmija në fjalë… Deri vonë nuk e kam kuptuar pse, shumë trauma për vite me radhë, të cilat vetëm familja ime është mundur t’i përballojë me mua. Nejse ndonjë rast tjetër do ketë për të folur për këtë temë që në fakt ishte mbyllur brenda në zemër. Por më vrau shumë ajo video.”, ka treguar ajo në rrjetet sociale.

Këngëtarja kishte edhe një mesazh për prindërit. Ajo u kërkoi që të flasin me fëmijët sapo ato të kthehen nga shkolla për të kuptuar çfarë ndodh me ta. “Ju lutem rrini afër fëmijëve dhe flisni shumë me ta, çdo herë, pas çdo dite të shkollës apo kopshtit. Kjo është terapia më e mirë për të kuptuar se çfarë po ndodh me fëmijën dhe shokët e shoqet përreth,”- shkroi ajo.

Videoja e një djalit 9-vjeçar, i cili kërkon një litar për të vrarë veten, pasi vazhdimisht ishte viktimë e bullizmit në shkollë nga moshatarët e tij ka bërë xhiron e botës. Kjo video është shikuar mbi 14 milion herë në mbarë botën. Njerëzit kanë shprehur solidaritetin e tyre, duke postuar në rrjetet sociale mesazhe me hashtag “Jemi me Quanden” dhe “Stop bullizmit”.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz vesa luma vesa luma

Sondazh

Poll