Art&Argëtim

“Nuk do ta bëj më të madh se do dukesha shumë e ekzagjeruar”/ Aulona Musta pas operacionit në hundë, mendon për ndër

22 Shkurt 2020, 06:34 Nga DOSJA
“Nuk do ta bëj më të madh se do dukesha shumë e

Tiranë- Gazetarja Aulona Musta ka treguar në emisionin “Ftesë në 5” se ka bërë operacion hundën e saj. Ajo është shprehur se këtë vendim e mori pasi donte që të ndihej më mirë me veten e saj. Madje, gazetarja ka rrëfyer se dëshiron të bëjë ndëhyrje edhe në gjoks, pas lindjes së fëmijës së dytë.

“Dy gjëra që unë gjithmonë kam menduar që t’i bëja. E para ka qenë hunda dhe i dyti ka qenë gjoksi. Ndoshta do e bëj nëse bëj ndonjë fëmijë të dytë, jo për ta bërë të madh se do dukesha shumë e ekzagjeruar, thjesht mbase ndonjë rregullim, se kur i jep fëmijës qumësht deri në 1 vjeç e pak…ke nevojë për ca ngritje”, është shprehur Aulona Musta.

Komentet në rrjet ndaj gazetares pas operacionit në hundë kanë qenë të shumta, ku nga fansat i është theksuar se gjithmonë ajo prezantohej si ‘pa komplekse’, por tashmë bëri një ndëhyrje në fytyrë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz aulona musta aulona musta

Sondazh

Poll