Sport

Leo Messi si në kohët e vjetra, Barcelona fiton me “manita”

22 Shkurt 2020, 17:09 Nga DOSJA
Leo Messi si në kohët e vjetra, Barcelona fiton me

Barcelona sot shkatërroi 5-0 Eibarin në një ndeshje ku Leo Messi i bëri thuajse të gjitha vetë. Gjeniu i katalanasve shënoi katër gola dhe dhuroi spektakël si në kohët e vjetra, kur Barcelona kishte edhe dyshen Xavi-Iniesta në skuadër.

“Pleshti” hapi serinë e golave që pas 14 minutash lojë. Ai dribloi katër rivalë për të gjetur golin e parë. Në pjesën e parë ai plotësoi një tripletë personale, pasi shënoi edhe dy gola të tjerë.

Ekipi katalanas vazhdoi me ritëm të lartë edhe në pjesën e dytë. Leo Messi shënoi edhe golin e katërt, ndërsa në fund pati vend për një gol fantastik nga  braziliani Arthur. 5-0 dhe tashmë Barcelona parakalon Realin në tabelën e klasifikimit në La Liga.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona eibar messi barcelona eibar messi

Sondazh

Poll